Eliksiri i Shëndetit të Mirë – Lëngu me Plot Vlera për Organizmin

1.2k 0

Të apasionuarit pas lëngjeve të frutave e dinë mirë se mollët janë ato që nuk mungojnë në asnjë kombinim të tyre.

Ato dhurojnë shije natyre, freski dhe hidratim duke ju ndihmuar të kaloni lehtë çdo lodhje apo stres të ditës që me kthimin e gotës që parë.

Imagjinoni një gotë me lëng natyral që mund ta gjeni fare lehtë në çdo moment pranë jush.

Në fakt duket si një arritje e vështirë, pasi jo çdokush ka mundësinë të shijojë lëng apo fruta  natyrale gjatë gjithë ditës, por nuk është aspak e tillë.

Më natyrale dhe e gatshme nga sa mendoni, direkt nga mollët e shijshme të Dibrës, AgroWeb.org ju këshillon të provoni Eliksir.

Çfarë është Eliksiri i rinisë së përhershme

Nëse do të shpjegonim kuptimin e fjalës eliksir do të përshkruanim“një ilaç që shëron të gjitha sëmundjet.”

Një pije thuajse magjike e cila përmban të gjitha vlerat që i nevojiten organizmit për një shëndet të gjatë e të plotë

Sugjerimi i sotëm nga AgroWeb.org quhet jo pa qëllim “Eliksir”, pasi ofron shëndet të plotë dhe është një 100% prodhim Shqiptar e bio.

Si ta keni përgatitur në shtëpi me mollë Dibre, kompania KopFrut sjell lëngun e parë të frutave në vend i cili nuk përmban konservantë, sheqerna dhe kimikate të shtuara.

Eliksir është frut i një investimi tërësisht Shqiptar, mbështetur nga Bashkimi Europian dhe IPARD, skema e granteve për zhvillimin e sektorit agro-ushqimor në vend.

Një nga vlerat më të mëdha të këtij produkti është pikërisht se çdo gjë prodhohet në mënyrë natyrale, lëng i shtrydhur nga varitetet më të mira të mollëve.

Mollët e Dibrës janë përbërësi kryesor i Eliksirit, por kombinimet dhe vlerat e kësaj pije me kohën janë shtuar.

Eliksir gjithashtu ofron edhe mikse të tjera të shëndetshme autentike Shqiptare e shumë natyrale.

Kështu në shishet e qelqit ku përbërësi bazë është molla, mund të zbuloni edhe shije të tjera të shëndetshme si kombinimi mollë dhe ftua, ai me shegë, me boronica, aronia, qershi apo portokall.

Vlerat direkte në organizëm

Shija nuk duhet ta lërë kurrë pas shëndetin dhe nën këtë moto të përditëshme mund ta konsumoni edhe Eliksirin.

Ky lëng është një paketë e vertetë mbrojtëse për organizmin.

Ndër veti të tjera kuruese, molla është një burim i shkëlqyer i vitaminës C bashkë me portokallin, ftoin, shegën, qershitë dhe boronicat.

Të gjithë këta përbërës janë të njohur për vetitë e tyre antinflamatore dhe luftimin e dhimbjes dhe viruseve në shumë nivele.

Kombinimet Eliksir janë të pasura me flavonoide të cilat kanë një ndikim domethënës në funksionin dhe mbrojtjen e sistemit imunitar.

Aronia, një tjetër përbërës i shijshëm që ofron Eliksir është një frut i vogël medicinal, por shumë i fuqishëm.

Kokrrat e Aronias kanë burimin më të lartë të antioksidantëve të pranishëm në një frut të cilët veprojnë duke mbrojtur qelizat e shëndetshme të trupit.

Përbërësit e këtij fruti të veçantë luftojnë në mënyrë natyrale viruset dhe inflamacionin.

Eliksir, lëng frutash 100% natyral. Foto: KopFrut

Një pije edhe për diabetikë

Shumë thonë se një mollë në ditë  mban mjekun larg për shkak të vlerave dhe ndihmës që i jep të gjithë organizmit dhe ne mund të themi se kjo është plotësisht e vërtetë.

Sekreti i pijes magjike Eliksir është pikërisht molla e jo vetëm për shkak të vendodhjes gjeografike e klimës së përshtatshme për rritjen e tyre në zonën e Dibrës.

Por sipas ekspertëve të KopFrut, mollët janë një konservues natyral të cilat ndihmojnë në ruatjen sa më të gjatë e të shëndetshme të produktit.

I shijshëm dhe me zero konservantë, Eliksiri i Dibrës këshillohet për të gjithë moshat dhe madje për të sëmurët me diabet.

Për shkak se nuk përmban përbërës të shtuar e jo natyralë të cilët mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj.

Mollët përmbajnë shumë fibra të cilat ngadalësojnë përthithjen e sheqerit në gjak duke qenë kështu të sigurta për diabetikët.

Nga ana tjetër, antioksidantët tek molla besohet të ulin rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2 dhe ndihmojnë me uljen e sheqerit në gjak.

Po kështu veti të mrekullueshme mbrojtëse kundër diabetit kanë boronicat dhe aronia të cilat punojnë në mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak.

Mjafton të zgjidhni shijen që ju pëlqen më shumë dhe njëkohësisht merrni të gjithë vitaminat që ju duhen për të mbrojtur trupin çdo ditë.

Uthulla e mollës plot vlera nga KopFrut

Uthulla e mollës është një nga produktet e tjera shumë të kërkuara e të vlefshme të kësaj kompanie vendase.

Ajo prodhohet gjithashtu në mënyrë artizanale dhe është një produkt që ofron plot vlera për shëndetin.

Uthulla e mollës nga KopFrut është e pasur me fibra të cilat mbrojnë stomakun, ju ndihmojnë me tretjen e mirë si dhe  rregullon pehashin e lëkurës e të flokëve.

Uthulla e mollës KopFrut. Foto: KopFrut

Në këtë periudhë uthulla ju vjen në ndihmë për të zhbllokuar hundën dhe rrugët e frymëmarrjes pasi është e pasur me kalium, magnez, vitaminat A, B1, B2 dhe E

Vlera të tjera të kësaj uthulle në trup janë ato të nxjerrjes jashtë trupit të toksinave të dëmshme, mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit në gjak dhe luftimin e infeksioneve apo mykut në trup.

Pika e fortë e të gjithë produkteve KopFrut është autenticiteti dhe cilësinë me të cilin prodhohen  e që siguron më pas dhe garancinë për shijen dhe vlerat e tyre.

Gjithashtu përfaqësojnë një nga historitë e suksesit të prezantimit të  produkteve “Made in Albania”në tregun vendas e më gjerë./AgroWeb.org