Pas Moshës 40 vjeç – Ushqimet Më Të Mira Për Muskujt Të Fortë Për Meshkujt

2k 0

Mirëmbajtja e masës muskulare pas moshës 40 vjeç kërkon punë dhe ushqimet e duhura, sidomos ato të pasura me energji.

Formula e ndërtimit të një trupi në formë të mirë e të shëndetshëm, kërkon më shumë vëmendje ndaj muskujve.

AgroWeb.org sjell më poshtë listën me ushqimet më

Ushqimet Më Të Mira Për Muskujt

Frutat Dhe Perimet

Ato janë shtyllat kryesore të çdo regjimi ushqimor.

Frutat dhe perimet janë shumë të pasura me fibër, vitamina, minerale dhe lëngje.

Perimet përmbajnë edhe sasi të vogla proteine.

Produktet e Bulmetit Me Pak Yndyrë

Këto produkte ofrojnë proteinë të cilësisë së lartë, karbohidrate, vitaminë D, kalium dhe kalçium.

Qumështi i pasuruar me çokollatë është një pije shumë e mirë për burrat që kryejnë stërvitje në të mirë të masës muskulare.

Ky qumësht mund të pihet një orë pas aktivitetit fizik.

Mishi Pa Dhjamë

Ky mish është një burim shumë i mirë i proteinës, hekurit dhe amino acideve të cilat janë thelbësorë për shëndetin dhe fortësinë e muskujve.

Mish Gjeldeti

Ky lloj mishi ofron 25 % më shumë hekur dhe tre herë më shumë zink se sa mishi i bardhë i pulës.

Hekuri dhe zinku janë të dobishëm për imunitetin.

Vezët

Ekspertët rekomandojnë ngrënie e një veze të plotë çdo ditë.

E verdha e saj përmban gjysmën e proteinës të plotë të vezës por edhe ushqyes të tjerë.

Arrorët

Arrorët janë një burim i mirë i proteinës.

Ato përmbajnë edhe vitamina, antioksidantë, fibër dhe yndyrna të shëndetshme.

Fasulet Dhe Drithërat E Plota

Këto karbohidrate cilësore ofrojnë proteinë për energji dhe fibër, vitamina e antioksidantë për riparimin e muskujve të dobët.

Aktiviteti I Duhur Fizik Për Muskujt

Burrat që duan të rrisin masën muskulare duhet të kryejnë trajnime specifike progresive që kanë si qëllim rezistencën

Me kalimin e kohës, ju mund të shtoni ritmin duke u fokusuar tek pesha dhe qëndresa.

Të gjitha ushtrimet fizike për muskujt duhen bërë me këshillën dhe mbikqyrjen e një trajneri, në mënyrë që të rrisni masën muskulare por mos t’i lëndoni ato.

Rëndësia E Kalorive

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se gjysma e kalorive ditore duhet të merret nga karbohidratet e shëndetshme.

Karbohidratet janë burim energjie dhe pengojnë përdorimin e proteinës si një të tillë.

Prandaj rekomandohet që përpara stërvitjes të ushqeheni mirë.

Megjithatë, duhet të tregoni kujdes.

Ju duhet të merrni mjaftueshëm kalori për muskujt por jo ta teproni sepse në të kundërt do të shëndosheni dhe nuk do të keni muskuj të fortë./AgroWeb.org