Oksigjeni, po aq i rëndësishëm sa menaxhimi i stresit

1.8k 0

Covid -19, i kthyer në një pandemi globale, po shkakton dëme të mëdha jetësh njerëzore dhe recesion të thelluar ekonomik.

Por, gradualisht aktiviteti i tij po ulet, edhe për meritë të imunitetit të tufës. Ky është një gur kilometrik, i cili po kalohet gradualisht. Vaksina është finalizimi që do të ndërpresë zinxhirin Covid.

Të vetmet aparatura, të cilat diagnostikojnë pacientët me Covid-19 janë pajisjet monitoruse, pajisjet oksigjeno-terapeutike dhe Ventilatorët e Reanimacionit (Respiratorët).

Në këtë periudhë pandemie të gjithë qytetarët janë të këshilluar të monitorojnë nivelin e oksigjenit të tyrë në gjak pasi ky është indikatori më i rëndësishëm për të kapur në kohë progresivitetin e Covid-19, në mushkëritë tona.

Oksimetri Dixhital ështe një pajisje e vogël, e cila monitoron nivelin e oksigjenit në gjak.

Por, si funsionon kjo pajisje e vogël, e cila monitoron oksigjenin tonë në gjak dhe përse është një indikator vigjilent ndaj Covid-19 për ta trajtuar në castin e duhur.

Oksimetri dixhital është i përbërë nga dy llamba (diode) LED, ku njëra diodë është me ngjyrë të kuqe dhe tjetra është me Infra-të kuqe (IR Diode).

Gjithashtu, kjo pajisje përmban dhe 2 sensorë, të cilët monitorojnë valët (dritën e këtyre dy diodave).

Pajisja është e këshillueshme të vendoset në gishtin tregues e sugjeruar në krahun e majtë, pikërisht në anën kardiake (krahu i zemrës).

Në rast se kemi vendosur gishtin në këtë pajisje, atëhere të dy llambat (diodat) do aktivizohen në mënyrë manuale ose automatike.

Gjaku, i cili është i pasur me oksigjen përthith dritë e llambës Infra-të kuqe) ndërsa gjaku i cili nuk është pasur me oksigjen përthith dritë e llambës së kuqe.

Pikërisht diferenca ose raporti midis këtyre dy vlerave të përftuara nga gjaku i pasur me oksigjeni dhe gjaku jo i pasur me oksigjen, përfton vlerën e përcaktuar të sasisë së oksigjenit në gjak.

Vlera normale e oksigjenit në gjak duhet të jetë nga 94% – 100%.

Nëse kemi një rënie të vlerës së oksigjenit në gjak nën vlerën minimale 94% dhe nëse vlera vazhdon të jetë e ulët për një kohë relativisht të gjatë, atëhere duhen marrë masa.

Oksimetri Dixhital është shumë i rëndësishëm në këtë moment pandemie, por njëkohësisht shkakton stres tek qytetarët, pasi ata janë të predispozuar ta masin shpesh vleren e tyre të oksigjenit në gjak.

Dua t’u jap një mesazh të gjithë qytetarëve:

Nuk duhet të shqetësohen dhe duhet të evitojnë matjen në mënyrë të shpeshtë me oksimetër, pasi emocionet shkaktojnë stres dhe stresi është sëmundja shtesë më e dëmshme se sëmundjet e tjera.

-Respektoni rregullat e distances -Disinfektoni duart hera-herës

-Mbani masken FFP1 në ambiente të ngarkuara me qytetarë.

Këto janë masat parandaluese ndaj Covid-19./Burimi:BM