Organizata Botërore e Shëndetësisë për Shqipërinë: Merrni Masat e Këshilluara nga Shteti

264 0

Shqipëria futet në ditën e tretë të gjetjes së rasteve me koronavirus në vend.

Tashmë numërohen 12 të infektuar me COVID-10 në Tiranë dhe në Durrës.

Teksa orët kalojë Kryeministri Rama ka njoftuar se shifrat do të rriten dhe qytetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm në veprimet e tyre.

Këshilla rreth marrjes së masave të nevojshme për Shqipërinë dha edhe përfaqësuesi i OBSH për Shqipërinë.

Thirrja për qytetarët

Përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri Raul Gonzales Montero, i ftuar në emisionin “Real Story”, shpjegoi rëndësinë e të qenurit të përgjegjëshëm në këtë situatë alarmante që e gjithë bota po kalon.

Gjatë intervistës së tij Montero tha se, “Qeveria dhe OBSH janë këtu për të ndërprerë përhapjen e virusit. Ka shumë rëndësi edhe sesi njerëzit të veprojnë, njerëzit duhet të bëjnë sic iu këshillohet nga qeveria. Njerëzit duhet të mos takohen me dorë, as përqafohen, të mos rrinë shumë veta në një ambient të mbyllur.”

Sipas tij është e rëndësishme që të veprohet me kujdes, të ndiqen rastet teksa rastet evoluojnë dhe të veprohet duke parë gjendjen në çdo vend.

Shpërndarja  e virusit ndodh sepse njerësit ndërveprojë thotë Montero, por duhet bërë shumë kujdes dhe të ndiqen rregullat zyratre.

Një nga gjërat më pozitive që ai tha për rajonin tonë është se jemi ndër të fundit ku virusi ka mbërritur dhe se shifrat janë ende të pakta.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë të fundit që kanë identifikuar personat e prekur. Fatmirësisht aktualisht janë pak persona të prekur, ndërsa më vonë mund të ketë edhe më shumë dhe është normale. Është regjistruar edhe rasti i parë në Mal të Zi. Kosova nuk ka rast, ndërsa Maqedonia e Veriut ka raste. Kemi mbi 1000 persona të prekur. Nuk mendoj se ka mungesë transparence dhe mendoj se rastet janë adresuar saktësisht”, tha ai.

Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme në mbledhjen e qeverisë, bëri thirrje që qytetarët të evitojnë ambienbtet publike dhe kafenetë.

Higjena është parësore ndërsa për çdo problem duhet të telefononi numrin e posaçëm 127./AgroWeb.org