Sa e Përgatitur Është Shqipëria Për të Përballuar Koronavirusin?

375 0

Numërohen rreth 200 mijë raste të infektuara nga  Koronavirusi COVID_19  dhe 8,200 vdekje në të gjithë botën.

Shifrat ndryshojnë orë pas ore, teksa shteti Italian dhe e gjithë bota, po përballet me një nga emergjencat më të mëdha të viteve të fundit.

Ndërgjegjësimi dhe masat e marra për të përballuar këtë sëmundje janë globale dhe shumë të rrepta.

Pavarsisht kësaj ekspertët thonë se, vetëm një ngelizhim i vogël mund të çojë në përhapjen e sëmundjes në gati 60% të globit.

Rreziku i përhapjes së kësaj epidemie, disa javë më parë mblodhi 400 nga mjekët dhe shkencëtarët më të mirë në Gjenevë, për të diskutuar mbi zgjidhjet e mundshme.

Megjithëse ky rezultat kërkon ende një rrugë shumë të gjatë për të dhënë frytet e tij, masat e rrepta vazhdojnë kudo.

Sa e sigurt është Shqipëria?

Në indeksion e përvitshëm nga The Economist, Shqipëria mësohet të jetë renditur e 39 në botë për sigurinë në shëndetësi, sipas të dhënave të Revistës Monitor të cilave i’u referohet AgroWeb.org.

Kjo shifër shoqërohet me një mesatare shumë të ulët për vendin tonë, konkretisht 35.9 kur mesatarja normale në botë është 59 pikë për këtë kategori.

Në këtë katergori ekspertët kanë vlerësuar gjendjen e spitaleve, klinikave, dhe qëndrave shëndetësore nëpër të gjithë vendin.

Ndërsa tek treguesi për praktikat e kontrollit të infeksioneve dhe të mjeteve ndihmëse vendi ynë ka marrë 0 pikë.

Problem qëndron ende cilësia e laboratorëve dhe spitaleve.

Në këtë kategori Shqipëria renditet e 87 nga 195 vende me 58.3 pikë nga 100 maksimale.

E vetmja pikë e fortë e shëndetësisë në vend u cilësua evidentimi i sëmundjeve me 74.4 pikë kur mesatarja botërore është vetëm 25.

Menaxhimi i emergjencave shëndetësore duket se ka një potencial të madh në vend, teksa e kundërta ndodh me parandalimin dhe krijimin e infrastukturave të posacme.

Masat për Koronavirusin

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë ka 52 raste të konfirmuara me këtë sëmundje, 2 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Në spitalin e Infektivit në Tiranë janë krijuar dhoma të veçanta të cilat janë të izoluara plotësisht nga pjesa tjetër.

Personat e infektuar disa po mbahen në këtë spital dhe po trajtohet intensivisht 2 prej tyre.

Ndërsa një pjesë tjetër po qëndrojnë të izoluar në shtëpi.

 

Testimi ndaj virusit

Përsa i përket diagnostikimit, njoftohet se analizat ndaj koronavirusit mund të kryhen në vend në një nga laboratorët e ISHP.

Sipas të dhënave nga Ministria:“Testimi për koronavirusi kryhet në laboratorin pranë ISHP, konkretisht në Laboratorin e Virologjisë me nivel biosigurie, i çertifikuar nga OBSH.”

Teksa të dhëna specifike për ambientet e veçanta për përballimin e këtyre emergjencave ende mungojnë, deri tani kanë marrë trajnim të veçantë 800 punonjës shëndetësor për të menaxhuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Nga ana tjetër qeveria Italiane ka njoftuar se, 60 milionë njerëz dhe zonat më të prekura janë urdhëruar të qëndrojnë të izoluar në shtëpi.

Dalja nga shtëpitë apo përdorimi i makinave lejohet vetëm në raste emergjence deri në stabilizimin e gjendjes./AgroWeb.org