Qepë të Kuqe Turshi, Shija Shqiptare Plot Vlera

2.7k 0

Qepët e kuqe turshi gjallërojnë shumë gatime të ndryshme dhe ofrojnë ngjyra mjaft të këndshme që zbukurojnë tryezën.

Qepët turshi përgatiten shpejt dhe qëndrojnë gjatë në frigorifer.

Qepët turshi mund t’i përdorni në panine, në gatimet me mish derri, fasule, sallatat me majonezë, patate, vezë, sallatat jeshile dhe sallatat me barishte si kale.

Ngjyra perfekte rozë, shija djegëse dhe ndjesia krokante që të lënë në gojë i bëjnë qepët e kuqe turshi ideale për çdo recete. Ato mund të serviren në festa familjare ose të shoqërojnë një panine të thjeshtë.

Qepët e kuqe turshi nuk janë ndonjë shpikje e çuditshme. Bëhet fjalë për qepë të prera hollë të marinuara me kripë, sheqer dhe uthull.

Por receta nuk ka përse të jetë kaq e thjeshtë kur kuzhina është plot me erëza nga më të ndryshmet.

Në recetën e mëposhtme, AgroWeb.org rekomandon përdorimin e një sërë erëzave aromatike dhe barishteve siç janë hudhra e freskët, speci djegës, dafina, rozmarina, rigoni, lëkura e limonit, karafili, kanella, xhenxhefili e të tjerë.

Me këtë kombinim qepët e kuqe turshi mund të shoqërojnë gatimet me bazë orizi dhe perimesh, por jo vetëm.

Çfarë ju nevojitet

Përbërësit

  • 1 qepë e kuqe mesatare
  • Gjysëm luge çaji me sheqer
  • Gjysëm luge çaji me kripë
  • 200 mililitra uthull e bardhë ose uthull molle.

 

Aromatizuesit (opsionale):

  • 1 thelpi hudhër
  • 5 kokrra piperi të zi
  • 3 degë të vogla trumze
  • 1 spec i vogël djegës
  • Pajisjet
  • Çajnik për zierjen e ujit
  • Thika dhe dërrasa e prerjes
  • Kullesë
  • Kavanoz ose enë të pastër

Udhëzimet

Prerja e qepës: Hidhni në çajnik dy ose tre gota me ujë.

Qëroni qepën dhe prijeni në formë rrethore të holla. Qërojeni hudhrën dhe ndajeni në gjysëm.

Shkrirja e kripës dhe sheqerit: Në kavanozin ku do të ruani qepët shtoni kripën, sheqerin, uthullën dhe erëzat. Përzijini mirë deri sa të shkrihen.

Kullojini qepët: Hidhini qepët në kullesë. Vendoseni atë në lavaman dhe mbi të hidhni ujin e nxehtë.

Lëreni qepën të kullojë.

Hidhini qepët në kavanoz: Hiqini nga kullesa dhe hidhini në kavanoz. Përzijini butësisht me erëzat që tashmë keni hedhur në enë.

Ruajtja: Qepët turshi janë gati pas 30 minutash, por shija më e mirë përftohet pasi kanë qëndruar për disa orë në lëngun e uthullës. Kavanozin ruajeni në frigorifer ku mund të qëndrojë për disa javë, ndonëse periudha më e mirë e konsumit është në javën e parë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.