Sa të Shëndetshëm Janë Lëngjet Detoks?

976 0

Trendi i pijeve detokisifkuese apo lëngjeve të përgatitura për të nxejrrë jashtë trupi ujrat e tepërt dhe toksinat është rritur së shumti vitet e fundit.

Disa ekspertë i rekomandojnë si një nga mënyrat më të mira për të marrë të gjithë përfitimet që ju përmendëm më sipër.

Megjithëse këto metoda nuk konsiderohen të dëmshme, duhet të marrni parasysh disa faktorë para se të nisni regjime të tilla.

Vlerat e lëngjeve detoks

Lëngjet sa më natyrale të jenë aq më të dobishme janë për trupin.

Pra nëse po nisni një dietë me bazë lëngjes natyrale frutash dhe perimesh keni siguruar edhe një grup të mirë vitaminash për organizmin.

Lëngjet ndihmojnë me paradalimin e sëmundjeve kronike, ato të zemrës dhe janë të mbushura me antioksidantë të shëndetshëm.

Lloje të caktuara të tyre apo kombinime të ndryshme mund të ulin presionin e gjakut apo kolesterolin.

Këto vlera mund t’i merrni të gjitha nga një gotë e mirë me lëng të freskët.

Por arsyeja më e shpehtë se përse njerëzit preferojnë detoksin është humbja e kilogramëve të tepërt.

Dietat me bazë lëngjet mund të japin rezultate brenda pak kohësh përsa i përket uljes së peshës në zona të caktuara të trupit siç është barku.

Deri këtu çdo e dhënë për këtë metodë është positive, por siç shpjeguam edhe në fillim lëngjet detoks kanë disa minuse.

Përse mund të jenë të dëmshme?

Shumica e dietave me bazë lëngjet e sidomos ato detoks e përjshtojnë pjesën tjetër të ushqimeve.

Pra nëse keni nisur një regjim 10 ditor pastrami dhe ndjeni lodhje, dhimbje koke, jeni të irrituar apo të uritur me siguri çfarë po j’ua shkakton është pikërisht mënyra jo e duhur e ushqyerjes.

Edhe pse këto lëngje natyrale nuk ju shkaktojnë dëme në shëndet, mënyra se si përdoren mund të mos jetë shumë e rekomandueshme sipas ekspertëve.

Frutat e shtrydhura kanë mungesë fibrash të cilat i duhen trupit dhe sasi të mëdha sheqeri të cilat merren me shumicë vetëm në momentin kur i konsumoni.

Si pasojë trupi juaj mund të marrë më shumë sasi sheqeri nga s ai nevojitet në një periudhë të shkurtër.

Fibra e munguar nga ana tjetër është një nga elementët kryesorë që rregullon sheqerin në gjak, shëndetin e zemrës, stomakut dhe atë të muskujve.

Një arsye tjetër se përse tepria me regjimet detoks mund të jetë e rrezikshme është zhvillimi i çrregullimeve me të ngrënin.

Kështu që sa herë që të nisni një dietë detoks me bazë lëngjet mundohuni të kuptoni së pari se ccfarë është e shëndetshme për trupin tuaj dhe të alternoni ushqime nga të gjitha llojet jo vetëm lëngje./AgroWeb.org