Salmoni Lufton Arteriosklerozën – Studimi i Ri Që e Konfirmon

836 0

Ka shumë arsye se përse duhet të konsumoni salmon e një prej më të rëndëishmeve është shija e tij e mirë.

Megjithatë kjo nuk është arsyeja e vetme, pasi salmoni është një nga burimet më të mëdha të omega-3, vitaminës B6, D dhe yndyrnave të shëndetshme.

Pra një ushqim perfekt për të gjithë ata që duan të mbajnë dietë dhe ata që dinë të shijojnë.

E gjithë këto cilësi të mira të salmonit i konfirmon edhe studimi më i fundit të cilit i referohet AgroWeb.org

Sipas ekspërtëve salmoni është një nga ushqimet kyç që luftojnë arteriosklerozën.

Çfarë duhet të dini më shumë?

Në studimin e publikuar nga Revista Clinical Investigation, ekspertët shpjegojnë se yndyrnat e gjendura tek omega-3 formojnë disa molekula të cilat ndalojnë inflamacionin.

Në këtë mënyrë lufta me sëmundjen është më e thjeshtë.

“Acidet omega-3 mund të ndihmojnë në kurimin e ateriosklerozës duke ulur procesin e inflamacionit që prek trupin tuaj.” thotë Dr. Hildur Arnardottir, drejtuese e studimit.

Megjithëse ka ende vend për studime të tjera, çfarë është e sigurtë në këtë pikë është se omega-3 ju ndalon dhimbjet.

Salmoni siç përmendëm edhe më lart është një nga ushqimet më të pasura me omega-3.

Në 100 gr salmon i freskët përmban 4 gr omega-3 që është mëse e mjaftueshme për dozën tuaj ditore.

Për të pasuruar dietën tuaj mund të zgjidhni edhe altërnativa të tjera të ushqimeve të pasura me të.

Mund të zgjidhni çdo lloj peshku, arrorët apo vajrat si ai i lulediellit apo sojës për më shumë omega-3./AgroWeb.org