Ushqimet Fantastike Që Ju Duhen Për Kocka Të Forta

1.6k 0

Kockat e trupit duhet të gëzojnë shëndet të plotë në mënyrë që njeriu të jetë në gjendje të kryejë çdo gjë në jetë.

Duke nisur që nga dhëmbët, brinjët, gishtat, shpina, krahët, këmbët dhe kafka e kokës, të gjitha duhet të jenë të forta që njeriu të kryejë aktivitetet e përditshme.

Vitaminat dhe mineralet në përgjithësi janë të domosdoshme për shëndetin e kockave të njeriut.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kalçiumi dhe vitamina D në veçanti janë thelbësore.

Kalçiumi është i nevojshëm për kockat dhe dhëmbët ndërsa vitamina D ndihmon në përthithjen sa më të madhe të kalçiumit.

Burimet Më Të Mira Të Kalçiumit Dhe Vitaminës D

Produktet e Bulmetit

Qumështi, djathi dhe kosi janë të tejet të pasur me kalçium.

Një racion me secilin prej tyre plotëson 30% të dozës ditore të nevojshme të këtij minerali.

Barishtet

Barishtet e egra dhe kale janë disa nga barishtet më të shëndetshme për organizmin e njeriut.

Ato janë shumë të pasura me kalçium.

Një racion me barishte të egra ofron 266 mg ose çerekun e sasisë së nevojshme ditore të kalçiumit.

Salmoni

Një sasi prej 28 gramësh salmon të egër ofron 1/3 e dozës së rekomanduar ditore të vitaminës D.

Ekspertët thonë se peshku salmon është një nga burimet më të pasura të vitaminës D në botë.

Fasulet

Fasulet janë shumë të rëndësishme për shëndetin e kockave.

Një racion me fasule ofron 49% ose 485 mg kalçium.

Kërpudhat

Kërpudhat e prodhojnë natyralisht vitaminën D gjatë ekspozimit në rrezet ultravjollcë.

Ato duhen ngrënë rregullisht për shëndet të mirë.

Vezët

Vezët janë shumë të pasura me vitamina, minerale, karbohidrate, yndyrna dhe proteina.

Mes tyre, veçohen kalçiumi dhe vitamina D.

Një vezë e madhe përmban 41 njësi të vitaminës D dhe 28 mg kalçium.

Pjesa thelbësore e kësaj larmie vitaminash dhe mineralesh gjendet tek e verdha e vezës./AgroWeb.org