Ushqimet që Duhet dhe Nuk Duhet të Hani për Muskuj Të Fortë

2.4k 0

Muskujt janë një nga pjesët më të rëndësishme të trupit tuaj pasi mbështesin kockat dhe ndihmojnë në një sërë funksionesh të domosdoshme.

Prandaj është shumë e rëndësishmë që të kujdeseni si duhet për to.

Ka disa ushqime në veçanti që ndihmojnë punën e muskjve dhe disa të tjera që mund të jenë të dëmshme.

Në këtë artikull AgroWeb ju rendit 5 nga ushqimet që ju ndihmojnë të ndërtoni muskuj të fortë dhe 5 të tjerë që mund t’i dëmtojnë ata.

Cfarë duhet të dini

Si filim ekspertët këshillojnë të mos hiqni dorë nga karbohidratet për të rritur e zhvilluar si duhet muskujt tuaj.

E rëndësishme është që zgjidhni drithrat e duhura dhe orën e duhur kur duhet t’i konsumoni ato.

Sipas dietologëve ushqimet e pasura me fibra siç janë drithrat e plota, frutat, perimet, bishtajorët, legume apo kinoa duhet të konsumohen 2 orë para stërvitjes ose pas.

Në këtë mënyrë trupi ka mundësinë që të tresë ushqimin pa ju dhënë ndjesinë e fryrjes.

5 Ushqimet që duhet të konsumoni

Drithrat e plota

Drithrat e plota përmbajnë shumë fibër që ndihmon në balancimin e sheqerit në gjak dhe ju mbajnë të ngopur.

Këto ushqime janë të pasura me vitamina dhe minerale të cilat ndihmojnë shumë në ndërtimin e muskujve të shëndetshëm.

Drithrat e plota mund t’i gjeni tek tërshëra, bullguri apo  buka e zezë.

Frutat dhe perimet

Të dyja futen në grupin e ushqimeve që përmbajnë shumë fibra shumë të nevojshme për muskujt.

Gjithashtu vitamina C që gjendet në shumë prej frutave dhe perimeve ndihmon në përmirësimin e muskujve tuaj.

Bishtajorët

Fasulet dhe bishtajorët e tjerë janë një grup ushqimesh që përmbajnë karbohidrate komplekse.

Ato rregullojnë sheqerin në gjak dhe ofrojnë shumë protein që ndihmon muskujt të rriten e formohen.

Kinoa

Si të gjithë drithërat, kinoa është një ushqim me karbohidrate komplekse dhe përmban shumë protein bimore.

Vetëm 1 racion kinoa ju dhuron 8 gramë protein që ndihmon në zhvillimin e muskujve të shëndetshëm.

Bulmeti

Nëse jeni tolerantë ndaj laktozës zgjidhni të konsumoni shumë bulmet në dietën tuaj.

Kjo pasi përmban vitamin d, kalcium dhe magnez ushqyes për të cilët muskujt kanë nevojë.

5 ushqime që duhet të evitoni

Patatet

Megjithëse shumë të preferuara nëse doni të formoni muskuj, eleminoni nga dieta juaj patatet.

Ato përmbajnë shumë glicemi dhe shkaktojnë rritje të nivelit të sheqerit në gjak.

Sipas dietologëve patatet e ndikojnë trupin tuaj njejrë si ëmbëlsirat apo pijet energjike.

Çokollatat me drithra

Megjithëse njihen si një buri mi mirë energjie kur doni të konsumoni diçka të shpejt, cokollatat e përmberje drithrash e frutash jan të mbushur ame sheqer.

Disa prej tyre mund të përmbajnë edhe shumë ngjyrues ndaj ekspertët këshillojnë t’i mbani larg dietës tuaj.

Brumrat

Biskotat, petullat apo ëmbëlsirat e ushqimete. Tjera me bazë brumi mund t’i ndikojnë negativisht muskujt tuaj.

Ato shpesh përmbajnë vajra të hidrogjenizuar që rrit masën dhjamore në trupin tuaj duke zbehur punën e muskujve.

Ushqimet e shpejta

Kur ju hahet diçka e shpejtë, zgjidhni një frut dhe jo diçka të gatshme.

Shumë prej ushqimeve që mund të blini të gatshme janë të mbushura me ngjyrues, sheqer, kripë e një sërë përbërësisht të tjerë të cilët nuk i fuqizojnë muskujt tuaj.

Lëngjet e frutave

Shumë lëngje frutash të gatshëm janë të mbushur me sheqer e ndërsa ata të freskëtit humbasin fribrat gjatë procesit të shtrydhjes.

Fibra është shumë e rëndësishme për të formuar muskujt ndaj në vend të këtyre lëngjeve konsumoni futa të plota e të freskëta./AgroWeb.org