Fatkeqësisht, privimi kronik i gjumit mund të ketë pasoja të rënda shëndetësore.

Një studim në të cilin AgroWeb.org u mbështet, zbuloi se duke fjetur më pak se shtatë orë, dyfishohet rreziku i vdekshmërisë.

Sipas ekspertëve të shëndetit, një faktor që shpesh neglizhohet në problemet e gjumit është edhe mungesa e një ose disa vitaminave.

Më poshtë AgroWeb.org rendit disa nga vitaminat dhe mineralet më të njohura, që mund t’ju ndihmojnë me problemet e gjumit.

Vitamina C

Ju tashmë e dini rëndësinë e vitaminës C në sistemin tuaj imunitar, por a e dinit se ajo gjithashtu është e domosdoshme për të bërë një gjumë të rehatshëm?

Sipas studimit në të cilin AgroWeb.org u mbështet, tek njerëzit me nivele të ulëta të vitaminës C, u vu re se ata kishin më shumë probleme me gjumin dhe ishin më të prirur të zgjoheshin gjatë natës.

Magnezi

Ky mineral thelbësor ndihmon trupin tuaj në prodhimin e hormonit të gjumit, melatoninën.

Magnezi gjithashtu lehtëson tensionin në muskuj dhe relakson sistemin nervor, duke ju ndihumar të bëni një gjumë të rehatshëm.

Për më shumë magnez , konsumoni ushqime të tilla si perimet me gjethe jeshile, fara susami, fara kungulli dhe arra braziliane.

Vitamina B12

Vitamina B12, i mban qelizat nervore dhe ato të gjakut të shëndetshme, gjithashtu ndihmon trupin të krijojë energji.

Shumë njerëz, veçanërisht veganët, vegjetarianët dhe të moshuarit, kanë mungesë të vitaminës B12.

Nivelet e ulëta të vitaminës B12 mund të shkaktojnë lodhje, shqetësime gjatë gjumit, mpirje, ndjesi shpimi dhe simptoma të tjera.

Triptofani

L-triptofani është një aminoacid thelbësor, që trupi juaj e përdor për të ndërtuar proteinat.

Ai shërben për të bërë niacin, një vitaminë B thelbësore për serotoninën, e cila si një neurotransmetues ndihmon ciklin e gjumit.

Triptofani mund të merret nga ushqime të tilla si vezët, shpendët, farat chia dhe patatet e ëmbla ose nga suplementet.

Melatonina

Natën, gjëndra pineale e trurit prodhon një hormon të quajtur melatoninë.

Melatonina ndihmon në rregullimin e ritmit të orës biologjike të trupit, përfshirë edhe kohën kur çlirohen hormonet.

Kërkimet sugjerojnë që marrja e suplementit të melatoninës, mund t’ju ndihmojë të pushoni më mirë.

Vitamina D

Studiuesit mendojnë se mund të ketë një lidhje midis niveleve të ulëta të vitaminës D dhe cilësisë së dobët të gjumit.

Trupi juaj mund të prodhojë këtë vitaminë , vetëm nga rrezet e diellit dhe është e vështirë të merrni sasi të mjaftueshme nga ushqimi.

Përpara se të merrni shtesa të kësaj vitamine, flisni me mjekun tuaj, pasi sasi të medha të saj mund të çojë në kapsllëk, të përziera, të vjella dhe gurë në veshka.

Kalciumi

Disa studime kanë treguar se mungesa e kalciumit mund të prishë fazën e gjumit REM, e njohur si faza ku lëvizja e syve tuaj shpeshtohet dhe ju filloni të shihni ëndërra.

Kur studiuesit i çuan nivelet e kalciumit në normale, vullnetarët rifituan gjumin normal REM.

Ju mund ta merrni këtë mineral nga qumështi ose ushqimet si lakra jeshile, mustarda, perime, sardelet dhe farat e susamit.

Omega 3

Omega 3 njihet për përfitimet e të shumta në shëndetin e zemrës dhe trurit.

Por së fundmi, studimet kanë lidhur plotësimin me omega-3 me gjumë më të mirë./AgroWeb.org