Rukola, Ideale Për Të Mbajtur Nën Kontroll Tensionin E Gjakut

995 0

Rukola është një barishte e shëndetshme e cila përmirëson metabolizmin, tretjen dhe forcon sistemin imunitar.

Ajo rekomandohet të konsumohet kundër stresit, depresionit, anemisë, kolesterolit dhe diabetit.

Sipas studimeve, të cilave i referohet AgroWeb.org rukola ka aftësinë të eliminojë inflamacionin në traktin urinar dhe në veshka.

Rukola përmban beta karoten që përmirëson lëkurën, flokët dhe thonjtë.

Vajrat e rukolës parandalojnë rënien e flokëve, thonë ekspertët.

3 Mënyrat Se Si Rukola Përmirëson Qarkullimin Dhe Tensionin E Gjakut

Mineralet

Rukola përmban tre minerale kyçe: kalçium, magnez dhe kalium.

Këto tre minerale ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut.

Ato ulin kolesterolin dhe eliminojnë toksinat nga trupi.

Konsumi i rukolës ul rrezikun e atakut në zemër dhe ishemisë.

Antioksidantët

Rukola përmban antioksidantë që ulin nivelin e glukozës në gjak, rrisin ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe parandalojnë proceset oksiduese tek diabetikët.

Antioksidatët janë kontribues të fortë në balancimin e tensionit të gjakut.

Pak Kalori Dhe Shumë Ushqyes

Rukola është një ndër 20 ushqimet me një indeks tepër të pasur ushqimor dhe kalori minimale.

Karbohidratet që ajo përmban përthithen shumë ngadalë nga trupi dhe luhatjet e sheqerit në gjak nuk janë të forta dhe drastike.

Këto tre veçori e bëjnë rukolën të domosdoshme jo vetëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës por edhe diabetikët dhe ata që janë mbipeshë.

Si Ta Përfshini Më Shumë Rukolën Në Dietën Tuaj

AgroWeb.org ju këshillon të shtoni rukolën në salca të ndryshme për të përfituar shijen e mprehtë.

Përdoreni me produkte deti të gatuara në zgarë.

Prijeni hollë dhe hidheni në pica ose makarona përpara se t’i servirni.

Përdoreni në sallatë krah barishteve të tjera për një shije të shumëfishtë.

Përgatisni panine me djathë, rukola dhe domate.

Prijeni hollë dhe përdoreni në omletë, ose me djathë dhe patate të pjekur në furrë.

Shtojeni në përzierjet dhe shtrydhjet e frutave dhe perimeve për një lëng me shumë vlera.

Shtojeni në perimet e kavërdisura, makarona, supa, dhe salca./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.