Cilat Ushqime Duhet Të Hani Nëse Doni Të Humbisni Peshë

438 0

Në shumë raste, njerëzit që duan të bien nga pesha, bëjnë gabimin të nënvlerësojnë rolin e ushqimeve në këtë objektiv.

Ka raste që ushqimet, sado të shëndetshme të jenë, janë plot me yndyrna dhe kalori.

I tillë është rasti i bajameve apo avokados.

Profili i tyre ushqimor nuk i bën ato domosdoshmërisht të mira për rënien nga pesha.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të zbuloni listën e ushqimeve të duhura të cilat ju ndihmojnë të arrini qëllimin e vënë.

Ushqimet e Pasura Me Proteinë

Thjerrëzat, gjiza, bizelet, spinaqi, peshku ton, kosi, vezët, mishi i pulës dhe mishrat pa dhjamë janë përgjithësisht të pasur me proteinë.

Proteina ndihmon në ruajtjen e masës muskulare gjatë shkrirjes së depozitave dhjamore.

Ajo të ngop dhe mbi të gjitha të ndihmon të djegësh më shumë kalori. Kjo ndodh sepse ushqimet me proteinë kërkojnë më shumë energji për tu përpunuar.

Ushqimet Me Fibër

Dardha, drithërat e plota, kokoshkat, orizi kaf, qiqrrat janë ndër ushqimet më të pasura me fibër. Rënia nga pesha nuk ka përse të shoqërohet gjithë kohës me ndjesinë e vazhdueshme të urisë.

Ushqimet e pasura me fibër ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për shumë kohë por edhe të digjni kalori.

Për më tepër, ato janë të pasura me shumë vitamina dhe minerale.

Ushqimet Me Pak Kalori

Selinoja, frutat e pyllit, barishtet, shpargu, lulelakra, panxhari, brokoli, kastraveci dhe qitro janë ndër ushqimet që kanë natyralisht më pak kalori.

Përzgjedhja e këtyre ushqimeve do ju ndihmojë jo vetëm të merrni ushqyesit e duhur por edhe do ju japë më pak kalori.

Një Këshillë e Fundit

Ndërmarrja e një regjimi të caktuar ushqimor me objektivin e rënies nga pesha është një vendim i rëndësishëm.

Megjithatë, nuk duhet të harroni që rënia nga pesha nuk ka të bëjë vetëm me kaloritë.

Ushqimet që do të zgjidhni duhet t’ju ngopin por edhe të shijojnë dhe plotësojnë disa nevoja bazë të trupit, siç mund të jenë ëmbëlsirat për shembull.

Dëshira për të ëmbla mund të shuhet mjaft mirë me një frut nga ato që përmendëm më lart.

Ekspertët rekomandojnë që të shfrytëzoni listën e ushqimeve të mësipërme nga AgroWeb.org për të pasur një eksperiencë të suksesshme të rënies nga pesha./AgroWeb.org