Brokoli i Pjekur me Hudhra dhe Vaj Ulliri – Aroma Më e Mirë e Kuzhinës

625 0

Që gatimet me hudhër dhe vaj kanë një aromë të mrekullueshme, tashmë është fakt.

Këtë mund ta kuptojnë jo vetëm ata që gatuajnë, por edhe ata që shijojnë ushqimet.

Ky kombinim perfekt kthen çdo ushqim në perfekt të mbushur plot me shije dhe sofistikim.

Në recetën e sotme AgroWeb.org ju këshillon të provoni brokolin e pjekur me këtë kombinim magjik, hudhra dhe vaj ulliri.

Kjo do të jetë një pjatë e mrekullueshme shoqëruese si për mishin ashtu edhe për peshkun apo gjellëra të ndryshme.

Mund ta konsumoni menjëherë si sallatë ose si një vakt të plotë.

Recetën e plotë e gjeni më poshtë të shpjeguar hap pas hapi ngë AgroWeb.org.

Përbërësit

450 gr brokoli

60 ml vaj ulliri

1 lugë gjelle uthull molle

6 thelpinj hudhër

1 lugë çaji kripë

Piper i zi ose i kuq

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të që fillimisht të ndizni furrën në temperaturën 200-230 gradë C.

Më pas vazhdoni me larjen dhe prerjen e brokolit në pjesë dhe degëza të vogla sipas dëshirës tuaj.

Vendosni një mikser vajin e ullirit, uthullën e mollës, hudhrën dhe kripën.

Përzieni mirë për disa minuta, derisa të formohet një masë kremoze.

Nëse dëshironi në këtë pikë mund të shtroni edhe piperin e zi ose të kuq.

Në një enë të thellë vendosni brokolit, shtojini sipër salcën dhe përziejini mirë.

Më pas transferojini në një tavë pjekje. Futeni në furrë dhe lëreni të piqet për 12-15 minuta në temperaturën 200 gradë C.

Brokolit tuaj do të jenë gati kur te kenë marrë ngjyrë paksa të artë dhe të jenë zbutur.

Kur të jenë gati mund ti nxirrni nga furra dhe ti shërbeni të ngrohta me ushqime të tjera mishi apo si sallatë.

Sipër mund ti spërkatni sërish me pak piper të zi ose të kuq, për të gjithë ata që adhurojnë shijen e fortë.

Këtë gatim mund ta ruani të mbyllur në frigorifer në ndonjë enë hermetike deri në 4 ditë./AgroWeb.org