Rritja e Eksporteve Bujqësore Made in Albania – Suksesi i Radhës

428 0

Eksportet e frutave dhe perimeve u rritën me 10% vitin që shkoi.

Sipas të dhënave të INSTAT mbi tregtinë e jashtme, prodhimi i bollshëm bujqësor shqiptar.

Të dhënat treguan se veçanërisht ai i frutave dhe perimeve, realizoi rreth 10,4 miliardë lekë ose 84 milionë euro vlerë shitjesh në tregjet jashtë vendit.

Në raport me 9.5 miliardë lekë ose 77 milionë euro të realizuara gjatë vitit 2018, ky vit ishte më produktiv.

Faktorët Ndikues Në Rritjen e Eksporteve

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me këtë fakt bën me dije se, rritja e eksporteve bujqësore Made in Albania, erdhi si pasojë e politikave lehtësuese nxitëse për këtë sektor.

Veçanërisht i programeve financuese por edhe si rezultat i një sezoni më të mbarë prodhimi sidomos nga kushtet me të favorshme të motit.

Raporti mes Frutave dhe Perimeve

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, vlerën më të madhe të eksportit e shënuan zarzavatet me rreth 7.8 miliardë lekë.

Këto produkte përfaqësoheshin nga rritja e kontratave me jashtë për shitjen e domates.

Eksporti i zarzavateve në veçanti shënoi 7.8 miliardë lekë ose 63 milionë euro me një rritje 5,3 % në raport me një vit më pare.

Ndërsa eksporti i frutave në vlerë është më i vogël me vetëm 2,6 miliardë lekë, por rritja në raport me vitin 2018 ishte me lartë, me rreth 25%.

Eksporti i Produkteve Bujqësore Ndër Vite

Baza e eksporteve të frutave dhe perimeve është zgjeruar dukshëm gjatë dekadës së fundit.

Vlera e tyre është katërfishuar nga viti 2013, ku vlera e tyre ishte 2,8 miliardë lekë, duke arritur vlerën e 10.4 miliardë lekëve në vitin 2019.

Shkak për këtë rritje më së shumti janë faktorët gjeografike të cilët mundësojnë prodhimin më të hershëm të frutave dhe perimeve nga vendi ynë.

Shqipëria është suficitare në tregtinë e perimeve dhe zarzavateve pasi eksporton 7,8 miliardë lekë dhe importon 2,5 miliardë lekë në vitin 2019./Burimi:ATSh