Frika Ndaj Koronavirusit Ul Imunitetin – Këshillat e Ekspertëve

356 0

Kryefjala e dy muajve të fundit është virusi i ri infektiv që ka prekur botën.

Quhet koronavirus apo COVID-19, por ju me siguri keni dëgjuar të flitet së paku një herë në ditë për të.

Informacioni i shumtë dhe i domosdoshëm për parandalimin e sëmundjes, ka qarkulluar që nga Janari në mediat, konferencat apo mbledhjet shtetërore nëpër të gjithë globin.

Duket se koronavirusi po flet çdo gjuhë së fundëmi me përhapjen e shpejtë të tij.

Ka mbërritur në thuajse të gjitha kontinetet, prandaj frika dhe paniku janë prezente tek një pjesë e madhe njerëzve.

Kjo vihet re fare lehtë, mjafton të kontrolloni farmacitë apo supermaketet e vendit tuaj dhe të kërkoni për një palë doreza plastike, maskë mbrojtëse apo një dezinfektues duarsh.

Do t’ju thonë në pjesën më të madhe se kanë mbaruar të gjitha.

Kjo është dhe arsyeja përse në këtë artikull nga AgroWeb.org sot do të flasim për ankthin e shkaktuar nga situate të tilla me ndikim global.

Frika nga Koronavirus

Mjekët shprehen se ankthi në këtë situatë është normal, për shkak të përmasave që kjo çështje ka marrë.

Ankthi, frika dhe pasiguria ka prekur edhe Shqipërinë megjithëse deri më tani në vendin tonë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me këtë virus.

Teksa vendet fqinje dhe një numër i madh vendesh në Evropë, ku kryeson Italia, po përballen me virusin në territorin e tyre.

Psikiatria Arjana Rreli për ABC News shprehet se gjendja e krijuar nga koronavoirusi në Shqipëri është e kuptueshme.

Kjo pasi në vend ende nuk është kaluar plotësisht ankthin e shkaktuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.

“Ka një rritje të numrit të personave që ankohen për gjendjet e ankthit. Edhe për shkak të sistuatës që parpariu nga tërmeti. Niveli stresit në raste të tilla rritet”, shprehet mjekia psikiatre.

Grupmoshat më të prekura nga ky lloj ankthi sipas saj janë ato aktivet, nga mosha 20 deri në 50 vjeç.

Kjo vjen pasi këto mosha kanë përgjegjësi më të mëdha dhe aktivitet të përditëshëm më të zhvilluar.

Specialistja shprehet se rastet që kërkojnë ndihmë për probleme të tilla në këtë periudhë në spitalet Shqiptare janë dyfishuar.

Ankthi dëmton sistemin imunitar

Gjithë çfarë është thënë kohët e fundit për COVID-19 apo koronavirusin e ri është se perosnat më të rrezikuar janë ata me imunitet të ulët.

Prandaj këshillohet që të bëni kujdes, të ruani në mënyrë sa më të mirë gjendjen tuaj shëndetësore, në mënyrë që virusi të mos kthehet në një rrezik për jetën.

Siç shpjeguam edhe më sipër në shumë vende të botës, por edhe në Shqipëri emocionet e ndryshme të frikës, ankthit dhe depresionit po mbizotërojnë në masë gjatë kësaj periudhe.

Kjo sipas mjekëve psikologë nuk e ndihmon aspak organizmin, por ul imunitetitn duke u kthyer në një problem më vete.

Urdhri i Psikologëve Italianë këshillon që në këto raste të ruhet qetësia sa më shumë dhe të bëhet kujdes me shëndetin.

Presidenti i Urdhrit David Lazari në një deklaratë shprehet se, situata në të cilën ndodhet globit sot nuk mund të mohohet, por kjo duhet të përballohet pa përhapur frikë në mënyrë të panevojshme.

Një nga situatat të cilat qënia njerëzore ka më shumë frikë të përjetojë janë ato të shkaktuara nga fenomene të panjohura, të rralla e të reja.

Të treja këto cilësi i përmban dhe Koronavirusi, por ajo çfarë këshillohet është ruajtja e qetësisë, kërkimi I informacionit vetëm në rrjete të besueshme e zyrtare.

Këshilla e mjekëve është që të keni kujdes dhe të ndiqni vetëm këshillat e specialistëve./AgroWeb.org