Kush Dëshiron të Blejë Veshje? – Del në Treg Firma Koronavirus

244 0

Dy muajt e fundit me siguri që të paktën një herë në ditë keni dëshuar të flitet për koronavirusin.

I quajtur ndryshe COVID-19, kjo sëmundje infektive po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.

Po ashtu po përhapen edhe lajmet për të, si edhe idetë se si mund të shfrytëzohet e gjithë kjo situatë.

Gjithësesi përtej situatës të tensionuar ka nga ata të cilët e kanë menduar si një mundësi biznesi.

Nuk po flasim për maskat mbrojtëse apo dezinfektuesët e duarve, por për një firmë të vërtetë rrobash e një sërë objektesh të tjera.

Firma Koronavirus

Në disa faqe online do të gjeni një sërë veshjesh me mbishkrimin koronavirus.

Më së shumti janë bluza të cilat mbajnë mbishrime dhe foto të ndryshme të cilat lidhen me virusin.

Një nga ideatorët quhet Rob Dobi i cili tashmë ka zgjeruar edhe gamën e produkteve.

Në një faqe online shitjesh të quajtur Etsy mund të gjeni maska,të veçanta kundër virusit të frymëzuara nga filmi Mad Max Fury Road.

Në gamën e produkteve ka edhe forma të vogla të printuara në 3D, njësoj si molekula e virusit koronavirus.

Mund të gjeni gjithashtu çarçafë që lexojnë “Lutuni për Viktimat e Koronavirusit”, bluza me mbishkrimin “Lutuni për Vuhanin” apo “Lani duart”.

Bluzat koronavirus Foto:Etsy

Personat pas këtyre shitjeve shprehen se e gjithë kjo shëben edhe si një nismë për të ndaluar terrorin e shkaktuar nga korovavirus.

Madje online mund të gjeni edhe bluza të cilat shkruajnë “Stop Terrorit nga Koronavirus”.

Një nga personat përgjegjës për këtë nismë, Lorin shprehet se, kjo po bëhet për të parandaluar paragjykimet dhe terrorin ndaj kinezëve dhe Kinës.

Krijuesit e këtyre vëshjeve shprehen se njerëzit po e presin mirë këtë nismë dhe se kanë pasur shumë shitje.

Ndërkohë situate e koronavirusit mbetet delikate ende në shumë vende të botës, ku higjena dhe kujdesi janë të domosdoshme.