Koronavirus Anullon Fluturimet nga Tirana në Itali

418 0

Shqipëria shënoi mbrëmjen e djeshme dy të infektuarit e parë nga koronavirus.

Dy personat babë e bir, përkatësisht 28 dhe 54 vjeç ishin kthyer nga italia rreth dy javë më parë.

Ata kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit infektiv COVID-19 dhe po mbahen të izoluar në QSUT.

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të kujdeseni për higjenën dhe të ruani qetësinë.

Për të parandaluar çdo rrezik u vendos që të pezullohen të gjitha aktivitetet publike deri më datën 3 Prill ndërsa shkollat do të mbyllen për dy javë.

Masat e marra

Nën këto masa shtrënguese, shteti Shqiptar vendosi që të pezullojë përkohësisht të gjithë fluturimet në disa destinacione të Italisë.

Aeroporti “Nënë Tereza” në një njoftim zyrtar bëri të ditur lajmin dhe periudhën e pezullimit të këtyre fluturimeve

Mëposhtë ndiqni  njoftimin e plotë:

Të dashur pasagjerë,

Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë do të anulohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” sipas listës së mëposhtme:

  • Aeroporti Milano Malpensa (MXP)
    •Aeroporti Milano Bergamo (BGY)
    •Aeroporti Bologna (BLQ)
    •Aeroporti Firenze (FLR)
    •Aeroporti Genoa (GOA)
    •Aeroporti Perugia (PEG)
    •Aeroporti Pisa (PSA)
    •Aeroporti Rimini (RMI)
    •Aeroporti Venezia (VCE)
    •Aeroporti Verona (VRN)

Ky pezullim hyn në fuqi menjëherë, deri në një njoftim të dytë.

Njoftojmë së të gjitha destinacionet e mëposhtme vazhdojnë fluturimet normalisht.

Ancona (AOI)
Roma (FCO)
Torino (TRN)
Bari (BRI)

Për çdo informacion tjetër zyrtar ju lutem ndiqni mediat sociale të aeroportit dhe faqen ëeb: ëëë.tirana-airport.com.

Mjetet Lundruese

Pas fluturimeve bëhet me dije se edhe mjetet lundruese dhe portet kanë anulluar përkohësisht lundrimet me Italinë.

Në një urdhër të firmosur nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, thuhet se ndalohen të gjitha lëvizjet me mjetet e transportit detar nga të gjitha portet drejt Italisë së veriut, deri në një urdhër të dytë./AgroWeb.org