Përse Epidemitë Nisin Gjithmonë Në Azi Dhe Afrikë?

345 0

Koronavirusi dhe përhapja e tij e shpejtë ka shkaktuar jo pak frikë dhe panik mes njerëzve.

Ky virus po na tregon qartë se sa i brishtë është njerëzimi ndaj sëmundjeve infektive.

Njerëzimi është përballur shpesh me epidemi të ndryshme të cilat kohët e fundit po bëhen më të shpeshta.

Si për çudi, pjesa më e madhe e kanë zanafillën në Azi dhe Afrikë, por jo për arsyet që mund të mendoni.

Përse Epidemitë Nisin Gjithmonë Në Azi Dhe Afrikë?

Është fakt se 60 përqind e popullësisë së botës jeton në këto zona të botës të cilat nuk i kanë shpëtuar urbanizimit të shpejtë.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se në dekadën e parë të shekullit të 21-të, 200 milionë njerëz migruan nga këto vende si pasojë e urbanizimit.

Urbanizimi është pjesë e një cikli vicioz që nis me eliminimin e pyjeve, zgjerimin e popullësisë dhe humbja e habitatit për kafshët e egra.

Këto të fundit jetojnë gjithnjë e më pranë zonave të populluara dhe janë bartës të shumë virozave që mund të infektojnë edhe njerëzit.

Mungesa e kafshëve grabitqare nga ana tjetër ka nxitur një shpërthim të brejtësve të cilët transmetojnë shumë sëmundje.

Një arsye tjetër përse këto vende përbëjnë zanafillën e shumë infeksioneve ka të bëjë me bujqësinë dhe ushqyerjen.

Në këto vende kontrolli ndaj sëmundjeve është i kufizuar, ushqyerja për kafshët gjithashtu.

Njerëzit jetojnë me gjënë e gjallë dhe janë në kontakt të afërt me ta.

Koronavirusi besohet të ketë kaluar nga miu tek njeriu dhe më pas është përhapur në mënyrë të shpejtë e të pakontrolluar.

Për më tepër, tregu i gjësë së gjallë në këto vende është i pakontrolluar dhe nxit shumë përhapjen e patogenëve nga kafshët tek njeriu.

Në Kinë, njerëzit janë fanatikë të mjekësisë popullore, e cila lejon marrjen e organeve të kafshëve dhe përzierjen e tyre me ilaçe.

Kësisoj ndërveprimi mes kafshës dhe njeriut është përtej normales dhe tepër i rrezikshëm.

Ekspertët thonë se virozat po shumohen me ritme të frikshme dhe është thjesht çështje kohe përpara se bota të përballet me pandemic dhe epidemi të rrezikshme.

Sipas tyre, bota duhet të punojë fort për të parandaluar eliminimin e pyjeve dhe për të shmangur ndërveprimin me kafshët./AgroWeb.org