Më Shumë se 100 Mijë të Infektuar nga Koronavirus – Sa Persona Janë Shëruar?

391 0

Përhapja e koronavirus po vazhdon me ritme të shpejta më shumë se 100 shtete të globit.

Teksa kjo ndodh, institucionet e shëndetësisë ndërkombëtare bëjnë thirrje që jo vetëm autoritetet, por edhe njerëzit e thjeshtë të jenë të kujdesshëm dhe në alert për ta ngadalësuar sa më shumë këtë virus.

Në botë ka qindra të infektuar, ndërsa mjekët vazhdojnë kurimin e këtyre pacientëve dhe punën për të gjetur një kurë përfundimtare.

Por teksa shifrat shtohen, sa prej këtyre personave janë jashtë gjendjes kritike për jetën?

Shifrat e COVID-19

Koronavirus është një grup sëmundjesh që mund të jenë fatale për njeriun.

Këtë e tregojnë edhe shifrat më të fundit të personave të vdekur nga ky infeksion.

Sot në botë numërohen rreth 4028 të vdekur, teksa spitalet në shumë rajone vazhdojnë të qëndrojnë të izoluara dhe të mbipopulluara.

Në të gjithë botën shifrat e të infektuarve për këto dy muaj kritikë shënojnë 114,541të prekur, ndërsa 64,266 prej tyre janë shëruar.

Kjo përkthehet në 96% të rasteve të shëruara dhe vetëm 6% të tyre rezultojnë të jenë fatale për jetën.

Sipas mjekëve kjo është një nga aspektet më pozitive të përhapjes së këtij virusi.

Megjithëse virusi është më i rrezikshëm se gripi sezonal, shifrat e personave të kuruar nga COVID-19 janë një pikë e mirë fillimi për të ndaluar sëmundjen.

Kush janë më të rrezikuarit

Ekspertët e Universitetit të Kolumbias në Shtetet e Bashkuara thonë se vdekshmëria nga koronavirusi ka luhatje.

Ajo është më e lartë tek të moshuarit dhe njerëzit e prekur nga sëmundje kronike.

Duke iu referuar të dhënave që vijnë nga provinca Ëuhan, në 80% të rasteve, infeksioni është i një niveli mesatar ndërsa në 4.7 përqind të rasteve konsiderohet si kritik.

Niveli i vdekshmërisë mbetet i ulët, megjithatë në grupmoshat mbi 80 vjeç është i lartë.

Në lidhje me sëmundjet kronike që përmendëm më lart, ekspertët kanë vënë re se ato që ndikojnë dhe përshpejtojnë infeksionin janë:

  • Sëmundjet kardiovaskulare,
  • Diabeti,
  • Sëmundjet kronike të rrugëve të frymëmarrjes
  • Hipertensioni.

Edhe Italia si një nga vendet më të prekura nga COVID-19 në të gjithë Evropën, raporton se vdekshmëria është më e madhe tek personat e moshuar dhe tek ata që kanë komplikacione me shëndetin./AgroWeb.org