Pezullimi i Transporteve – Kamionët me Mallra do të Vijnë nga Italia

388 0

Prej dy ditësh transporti në vendin tonë është pezulluar pjesërisht.

NDërsa me vendimin e sotëm çdo lloj transporti si brenda dhe jashtë vendit do të pezullohet deri në një njoftim të dytë.

Ditën e djeshme erdhi dhe trageti i fundit me pasagjerë nga Italia ku u lajmërua se kjo rrugë do të mbyllet për momentin.

Këto masa megjithëse janë të përkohëshme kanë shkaktuar mjaft panik dhe paqartësi tek qytetarët.

Frika e mos furnizmit me mallra dhe produkte të ndryshme ushqimore të cilat vijnë kryesisht nga jasht ka pushtuar të gjithë vendin.

Italia është vetëshpallur zonë e kuqe dhe të gjithë lëvizjet në të janë pezulluar.

Teksa 60 milionë janë në karantinë, çfarë pritet të ndodhë me mallrat?

Çfarë po ndodh me transportin detar

Porti i Vlorës dhe i Durrësit nuk do të presin më qytetarë deri në një njoftim të dytë nga qeveria Shqiptare dhe ajo Italiane.

Por jo të gjithë lëvizjet do të pezullohen, autoritetet bëjnë me dije se kamionët me mallra nga Italia do të vazhdojnë të hyjnë në vend.

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në vendin tonë tragete nga porti i Barit dhe i Brindisit, për në Durrës dhe Vlorë.

Në to nuk ka pasur pasagjerë, por vetëm mallra të ndryshme.

Trageti nga Bari në Durrës ka sjellë 32 kamionë dhe 2 autovetura, ndërsa ai i Vlorës ka sjellë 22 kamionë me mallra.

Shoferët e këtyre linjave do t’ju nënshtrohen kontrolleve mjekësore që ndodhen në porte.

Çdo ditë do të mbërrijnë dhe do të ikin nga vendi vetëm një target për port.

Kjo mënyrë do të ndiqet sipas një grafiku që kanë hartuar vetë kompanitë e lundrimit.

Pezullimi parashikohet të vazhdojë deri më datën 3 Prill, duke parë edhe avancimin e koronavirus COVID-19 në vendin tonë dhe ato fqinje.

Ndërkohë në të gjitha qytetet e mëdha të vendit nga nesër e deri të dielën do të ndalohen të gjitha automjetet private.

Për transportin publik, vendimi për pezullimin është në fuqi deri në një moment të dytë./AgroWeb.org