Kufizime te Reja Oraresh për Lëvizjen në Shqipëri

449 0

Në kuadër të masave të shtuara kundër COVID-19, Shqipëria si vend i prekur është në izolim total.

Dy ditë më parë qeveria Shqiptare vendosi të kufizojë edhe më shumë lëvizjen duke vendosur si afat kohor orën 18:00 të pasdites për të mos dalë më nga shtëpia.

Ky urdhër do të shoqrohej edhe me një gjobë për të gjithë ata që e shkelin.

Sot këto masa janë shtrënguar edhe me shumë.

Urdhrat e rinj të qarkullimit

Në një komunikim në Facebook me qytetarët vetëm pak momente më parë, Kryemimistri Edi Rama tha se masat shtrënguese do të shtohen.

Nga nesër orari për të dalë nga shtëpia do të ngushtohet për të gjithë.
Dalja do të lejohet vetëm në dy fasha orare, nga ora 06:00-10:00 në mëngjes dhe pasdite nga ora 16:00 -18:00.
Këto dy orare përkojnë edhe me oraret zyrtare të fillimit dhe të mbarimit të punës.
Në total lëvizja për çfarëdolloj arsye do të lejohet vetëm 6 orë në ditë.
Kryeministri Edi Rama tha edhe se kushdo që e shkel këtë masë do të gjobitet me 10 mijë lekë.
Gjithashtu po këta persona nuk do të marrin asnjë ndihmë nga shteti nga paketa e solidaritetit.

Nëse një qytetar që del nga shtëpia jashtë këtyre orareve do të gjobitet.
E njëjta gjë vlen dhe për ata që punojnë nga shtëpia.

Nëse rezulton të jetë punëtor që duhej të qëndronte në shtëpi për shkak të mbylljes së një biznesi dhe thyen këtë rregull, nuk do të marrë pagën  që do të shlyhet nga plani financiar i qeverisë për të mbështetur biznesin nga buxheti i shtetit.

Më poshtë gjeni të plotë deklaratën e Edi Ramës:

“Mesa duket nuk po kuptohemi siç duhet me disa që s’duan ta marrin vesh se nuk është kohë shëtitjesh. Nga nesër dalja e këmbësorë do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00. Nga nesër do të ndalohet dalja në këmbë rrugëve me persona të tjerë në krah!. Shkelja e këtyre rregullave do të ndëshkohet me gjobë 10.000 lekë dhe shkelësit nuk do të marrin asnjë ndihme shtetërore nga paketa financiare e solidaritetit në kushtet e kësaj lufte! Boll! Një pakicë e vogël fare individësh të papërgjegjshëm nuk mund të sabotojnë sakrificën e një populli të tërë, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të njerëzve të tjerë! Ndjesë 1000 herë po kjo është luftë dhe s’ka asnjë rrugë tjetër! Frikë aspak, kujdes po! me hir ose me pahir! Dielli aty do jetë prapë, ndërsa jetët e humbura nuk kthehen më!”, shkruan Rama në Facebook./AgroWeb.org