Byreçka të Vogla me Domate dhe Djathë – Receta Plot Shije

523 0

Sa herë ju ka nodhur të zgjoheni në mëngjes dhe të ndjeni dëshirën për të ngrënë diçka të mirë?

Në një gjuhë pak më shumë popullore do ta quanim “neps”, një dëshirë e vazhdueshme për një ushqim të caktuar që mund të vazhdojë përgjatë gjithë ditës.

Në të shumtën e rasteve do t’ju këshillonim që të tregoheni të kujdesshëm me ushqimin, por ndonjëherë mund edhe të ja bëni qefin vetes.

Recetën që do t’ju shuajë nepsin dhe do të ju ngopë më shije të mirë e gjeni mëposhtë në këtë artikull.

Ndiqeni me kujdes dhe provojini byreçkat e vogla të cilat me siguri do të kthehen në të preferuarat tuaja të çdo vakti.

Përbërësit

500 gr miell

300 ml ujë i vakët

3 gr maja birre e thatë (nëse e keni të freskët përdorni 10 gr)

1 lugë vaj ulliri

1 lugë çaji kripë

Pak sheqer

Për mbushjen

200 gr djathë i bardhë

100 gr salcë domatesh

Kripë

Piper i zi

Rigon

Vaj për skuqje

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të përgatisni brumin.

Në një enë të thellë hidhni miellin, majanë e birrës,shumë pak sheqer që shërben për të aktivizuar majanë e birrës dhe filloni të përzieni të gjithë përbërësit.

Në një enë tjetër shtoni ujin e vakët, vajin e ullirit, kripën dhe përzieni mirë.

Më pas shtoni po aty miellin bashkë me majanë pak nga pak duk vajzduar me përzierjen.

Punojeni me duar derisa të formohet brumi homogjen dhe elastik.

Hiqeni nga ena dhe punojeni mirë me duar, duke shtuar dhe pak miell nëse është nevoja.

Sapo brumi të jetë gati vendoseni në një enë, bëjini me thikë një X në sipërfaqe dhe mbulojeni me një qese kuzhine apo napë.

Lëreni të pushojë në një ambient të ngrohtë përreth 2 orë.

Sapo brumi të jetë fryrë, vendoseni në një tavolinë me pak miell dhe punojeni sërish me duar duke e ndarë në topa të vegjël.

Secili prej tyre duhet të peshojë rreth 80 gramë dhe do të formohen 10-12 toptha brumi.

Vendosini ato në një tavë të mbuluar me letër furrë dhe futini në furrë pak të ngrohtë edhe për 20 minuta të tjera.

Për mbushjen

Ndërkohë përgatisni mbushjen duke hedhur në një  enë djathin e bardhë të therrmuar, por sipas dëshirës mund të përdorni edhe lloje të tjera djathi si: mozzarella.

Shtoni tek ena salcën e domateve shumë pak kripë, pasi edhe djathi i bardhë është i kripur, piper dhe rigon sipas dëshirës.

Përzieni me lugë të gjithë përbërësit dhe vendosnini mënjanë

Nxirrni brumin nga furra dhe nga secili top brumi hapni një petë rrumbullake, të trashë.

Peta nuk duhet të jetë më e madhe se e një piteje të zakonshme.

Në qendër të kësaj pete e cila nuk duhet të jetë shumë e hollë, vendosni mbushjen dhe më pas mbylleni në formën e gjysmëhënës.

Anët e petës lagini me pak ujë dhe puthitini mirë më njëra tjetrën duke i mbyllur edhe me dhëmbëzat e një piruni.

Vendosni në zjarr një tigan të madh mbusheni me vaj për skuqeje dhe kur vaji të jetë i ngrohtë shtoni byreçkat e para.

Skuqni të gjithë derisa të marrin ngjyrë të artë, e më pas vendosini në një pjatë të shtruar me letër për të thithur vajin.

Kur të keni mbaruar mund t’i shërbeni menjëherë ose t’i ruani për t’i ngrënë të ftohta./AgroWeb.org