Eksperti i Shëndetit Publik: Një Valë e Dytë e Pandemisë së Koronavirusit Është Plotësisht e Mundshme

347 0

Alban Ylli, ekspert i Shëndetit Publik thotë se një valë e dytë e pandemisë së koronavirusit është plotësisht e mundshme dhe se e vetmja gjë që kemi në dorë për të mos u kthyer në izolim sërish, është ruajtja e distancës dhe mbajtja e maskës.

Në një apel drejtuar qytetarëve, Ylli thotë se tani jemi përballë një sfide të re që kërkon shumë kujdes.

“Parashikimi i trajektores së ardhshme të pandemisë, ngelet i vështirë jo vetëm nga ne por nga gjithë ekspertët në mbarë botën. Duhet të zbatojmë masat, sidomos me mbajtjen e maskës e distancës sociale ne mund tja dalim mbanë sërish të shpëtojmë qindra jetë”.

Apeli i ekspertit Alban Ylli 

“Me shumë gjasë ky qarkullim i ri i virusit në komunitet ka ardhur si pasojë e lehtësimit të masave drastike që u morën në pranverë.

Në shtetrrethim qytetarët dëshmuan disiplinë e solidaritet e ia dolëm mbanë të shpëtonim qindra jetë.

Tani jemi përballë një sfide të re, ku na duhet në asnjë rast të mos harrojmë se gjithë globi ndodhet para një krize historike që do mbahet mend për vite me radhë.

Kudo në botë njerëzit po dëshmojnë solidaritet e po përpiqen të sillen më dnryshe për të parandaluar infeksionin e virusit dhe për të shpëtuar sa më shumë jetët e atyre që janë mëe të dobët, sidomos të moshuarve e personave me sëmundje kronike.

Do na duhet gjatë verës dhe pse jo më vonë të jemi shumë të kujdesshëm e të respektojmë në mënyrë sa më strikte masat e këshilluara.

Të mbajmë maska sidomos në ambiente të mbyllura, të mbajmë distancë fizike, kujdes me higjienën personale e besoj mund ta minimizojmë riskun në mungesë të masave drastike, në mungesë të shtetrrethimit.

Izolimin e praktikuam për disa muaj por që është e vështirë ta praktikojmë për disa muaj.
Duhet të mos harrojmë se derisa të zbulohet vaksina e re e të jetë në përdorim, duhet të zbatojmë këshillat e ekspertëve, është e vetmja gjë që kemi në dorë.

Parashikimi

Parashikimi i trajektores së ardhshme të pandemisë, ngelet i vështirë jo vetëm nga ne por nga gjithë ekspertët në mbarë botën.

Duhet të zbatojmë masat, sidomos me mbajtjen e maskës e distancës sociale ne mund tja dalim mbanë sërish të shpëtojmë qindra jetë e të jemi krenarë për suksesin e arritur nga të gjithë ne për suksesin e arritur si shoqëri.

Mos harroni situatën ku ndodhemi, kryejmë aktivitetet e përditshme, por në asnjë rrethanë mos harrojmë se pandemia vjon dhe një valë e dytë është plotësisht e mundshme/Burimi:Panorama