Ujë dhe Piper – Eksperimenti Që U Tregon Fëmijëve Për Koronavirusin

231 0

Fëmijët kanë shumë pikëpyetje, paqartësi dhe shqetësime për Koronavirusin.

Përveç mbrojtjes dhe sigurisë për të cilën kanë kaq shumë nevojë në këtë periudhë, fëmijët duhen informuar sa më thjeshtë për virusin, situatën e krijuar në vend dhe rëndësinë e larjes së duarve.

Informimi i saktë dhe siguria është roli kryesor i një prindi, thonë ekspertët e National Geographic.

Sipas tyre prindërit duhet të ruajnë qetësinë, sepse fëmijët janë shumë perceptivë dhe kuptojnë qartë nëse prindi është i nervozuar, stresuar, e shqetësuar.

Fëmijëve u duhet folur butë, me qetësi dhe u duhet thënë se të rriturit po punojnë fort që të vegjëlit të jenë mirë dhe të mbrojtur.

Prindërit duhet të jenë të sinqertë në përgjigjet  e tyre por duhet të bëjnë të pamundurën që mos t’i frikësojnë dhe alarmojnë fëmijët.

Ekspozimi i tyre ndaj televizionit dhe rrjeteve sociale duhet të kufizohet sa më shumë, sepse imagjinata e tyre mund të krijojë probleme në perceptim.

Në ditët e vetë-izolimit, prindi duhet të përpiqet të ruajë rutinën e zakonshme me aktivitete, mësime dhe lojra.

Ju duhet të luani me ta, të kërceni, të qeshni dhe t’i përqafoni vazhdimisht.

Kripë Dhe Piper – Eksperimenti Që U Tregon Fëmijëve Për Koronavirusin

Një nga mënyrat më të mira për t’i qetësuar fëmijët është t’i bëni të ndihen se ata janë në kontroll të situatës, pra ata duhet të përpiqen që të mbrojnë veten por edhe të tjerët në familje.

Këtu futet në lojë larja e duarve.

Duke qenë se fëmijët mund të pyesin shpesh “ku është virusi”, prindi mund tua shpjegojë atë nëpërmjet një eksperimenti shumë të thjeshtë që kërkon dy përbërës: ujë dhe piper.

Hidhni pak ujë në një enë me sipërfaqe të gjerë.

Më pas hidhni një ose më shumë lugë çaji piper të bluar.

Në një enë tjetër, hidhni pak sapun të lëngshëm.

Në enën e parë, molekulat e ujit me të piperit do të tërhiqen ndaj njëra tjetrës.

Lageni gishtin e fëmijës me sapun të lëngshëm dhe më pas prekni sipërfaqen e ujit me piper.

Në momentin që gishti i lagur me sapun të lëngshëm prek sipërfaqen e molekulave të ujit dhe piperit ato largohen me shpejtësi.

Falë këtij eksperimenti, fëmijët do të mësojnë rëndësinë e larjes së duarve për të luftuar armikun e padukshëm. /AgroWeb.org