Efektet Anësore të Avokados në Organizëm – Kujdesi që Duhet të Tregoni

1.3k 0

Shumë e famshme në vitet e fundit, avokado e cila në fakt është një frut po përdoret gjithnjë e më shumë në receta.

Tosti me avokado, salcat, mund ta shtoni në sallatë, makarona ta konsumoni me fruta apo veçmas të gjitha këto receta po përhapen me shpejtësi vitet e fundit.

Përtej kësaj avokado njihet edhe për vlerat e saj ushqyese, pa dyshim një nga burimet më të mëdha të yndyrës së shëndetshme.

Por si ndikon konumimi i tepërt i saj në shëndet?

Ekspertët këshillojnë të mos e teproni me konsumin e saj pasi mund të krijoni një sërë efktesh në organizëm.

Me gjithë të mirat që përmendëm më sipër duket si e pamundur që një ushqim kaq i shëndetshëm të krijojë efekte negative në organizëm, por kini parasysh këto këshilla nga AgroWeb.org.

Mund të shtoni në peshë

I pasur me një sërë vitaminash dhe yndyrnash të shëndetshme, avokado është një vlerë për shëndetin, por jo kur e teproni.

Duke qenë plot me vlera kjo mund të përkthehet edhe në më shumë kalori nga sa trupi juaj mund të djegë në një ditë.

Kështu me shumë mundësi do të shtoni në peshë nëse nuk arrini t’i digjni të gjitha kaloritë që po merrni nga avokado.

Për të mbajtur peshën tuaj AgroWeb.org ju sugjeron të konsumoni rreth 60 gr në ditë.

Nuk merrni të gjithë vitaminat

Dihet që nëse konsumoni gjatë të njejtin ushqim sado i shëndetshëm të jetë, i krijoni trupit mungesa.

Nëse të gjitha kaloritë ditore i merrni nga avokado, me siguri që do të humbisni vlerat e të gjithë perimeve apo barishteve të tjera.

Mundohuni që gjithnjë të keni një dietë të larmishme dhe të balancuar në yndyrna, karbohidrate, proteina, vitamina e minerlae.

Mund të keni fryrje

Nuk ka rëndësi nëse jeni alergjikë nga avokado ose jo, konsumimi i tepërt i tyre mund të shkaktojë efekte të ngjashme me ato të alergjive.

Avokadot përmbajnë disa karbohidrate të quajtura poliole të cilat kanë efekte të njejta me laksativët kur konsumohen në sasi të mëdha.

Për rrjedhojë mund të përjetoni dhimbje stomaku, fryrje apo gazra deri në 48 orë pasi e keni konsumuar.

Shumë fibra

Pa e kuptuar mund të jeni duke marrë më shumë fibra nga sa trupi juaj ka nevojë.

Avokadot janë të mbushura me fibra dhe në vetëm një racion do të merrni gjysmën e vlerave të nevojshme për një ditë.

Megjithëse shumë të shëndetëshme, marrja e më shumë fibrave nga sa trupi ka nevojë mund të shkaktojë fryrje të barkut, dhimbje dhe probleme me tretjen.

Shkaktoni inflamacion në organizëm

Sië dhe e përmendëm më lart, avokado përmban shumë yndyrna dhe një pjesë e tyre janë të pa shëndetshëme gjë që çon në zhvillimin e disa sëmundjeve.

Kështu rritet rreziku i prekjes nga diabeti i tipit 2, kolesteroli i lartë apo sëmundjet e zemrës.

Sekreti i shëndetit qëndron tek ruajtja e balancës, ndaj mbajeni parasysh edh enë këtë rast.

Konsumoni vetëm një gjysmë avokado në ditë ose një të plotë  2-3 herë në javë për të evituar efektet negative./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.