Ankth dhe stres gjatë pandemisë, psikologia Plaku jep këshillat për përballimin e situatës

452 0

Ka kaluar tashmë një vit kur e gjithë bota është duke përjetuar një krizë shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia.

Studime të ndryshme kanë treguar se izolimi dhe mënyra e re e jetesës kanë shtuar stresin, nivelet e depresionit dhe ankthin tek shumë njerëz të cilët ndihen të pasigurt.

Psikologia Orjola Plaku tha për Euronews Albania se aktiviteti fizik apo leximi i librave do të ndihmonte në rregullimin e gjendjes psikoemocionale në këtë kohë pandemie. Një mënyrë se si mund të ulen nivelet e ankthit dhe stresit është dhe shmangia e kontaktit të shumtë me rrjetet sociale.

Ndërkohë Plaku tha se adoleshentët dhe personat rreth të 30-ave janë grupmoshat që i janë drejtuar më së shumti.

“Nuk ka vetëm një gjini. Të dyja palët po e përjetojnë,” – u shpreh psikologia.

Në fund Orjola Plaku apeloi se nëse shenjat e ankthit apo stresit bëhen shqetësuese, është e nevojshme të drejtohemi te mjeku i familjes që më pas ai të referojë nevojën për një psikolog apo për trajtim mjekësor./Burimi:EuroNews