Fokaçe Me Qepë – Shije E Veçantë Pulieze

856 0

Karakteristika dalluese e fokaçes Pulieze është prania e patateve të ziera në brumë.

Ndryshe nga fokaçet e zakonshme të cilat mbushen brenda, kjo fokaçe zbukurohet në sipërfaqe me qepë dhe ullinj të zi, për një shije të thjeshtë por të veçantë.

Dhe falë përdorimit të patateve, brumi i saj qëndron i butë për më gjatë.

Për këtë arsye ajo është ideale për t’u shijuar si gjatë një vakti, ashtu edhe për një meze të lehtë.

Përbërësit:

220g miell
140g patate
10g kripë
1 lugë çaji me sheqer
180g miell i ashpër
260ml ujë
3g maja
300g qepë
100ml vaj ulliri
60g ullinj

Përgatitja:

Për të përgatitur këtë fokaçe, së pari zieni patatet për rreth 30 minuta, derisa të jenë aq të buta sa të shpohen lehtësisht me një pirun.

Pasi të jenë gatuar, qërojini dhe shtypini mirë.

Lërini të ftohen dhe ndërkohë në një tas hidhni miellin, majanë, një majë luge gjelle kripë dhe krijoni një gropë në mes ku të shtoni patatet e shtypura.

Përpunojeni me duar dhe në të njëjtën kohë shtoni nga pak ujë, për të formuar një përzierje të lëmuar dhe homogjene.

Transferojeni brumin e formuar në sipërfaqen e punës të spërkatur me miell dhe hapeni atë me gishta duke formuar një drejtkëndësh.

Më pas vazhdoni duke palosur anët e brumit derisa ta rrumbullakosni mirë.

Vendoseni brumin përsëri në tas dhe lëreni të pushojë për 30 minuta.

Pas kësaj kohe përsërisni sërisht të njëjtën gjë, por në fund vendoseni brumin në një tas të lyer me vaj. Mbulojeni me një qese kuzhine dhe lëreni për rreth 3 orë, derisa vëllimi të dyfishohet.

Hapeni brumin në një tavë të lyer me vaj dhe lëreni të pushojë edhe për një orë tjetër.

Ndërkohë, qëroni dhe prisni qepët në feta të holla.

Pasi të ketë kaluar një orë, shtoni në focaçe pak vaj dhe shtypeni sipërfaqen e saj me majat e gishtërinjëve duke shtuar pak kripë.

Në fund përhapni në të gjithë sipërfaqen fetat e qepëve, ullinjtë dhe spërkateni me pak vaj.

Piqeni në furrë të parangrohur në 200 ° për rreth 30 minuta.

Kur të marrë ngjyrë kafe të artë, nxirreni nga furra dhe shijojeni fokaçen tuaj me qepë!/AgroWeb.org