Salcë me Speca, Presh dhe Hudhra – E Veçanta e Stinës

1.4k 0

Recetat e kuzhinës janë të pafundme, ato sjellin në tryezën tuaj një larmi kombinimesh, shijesh dhe vlerash ushqyese për organizmin.

AgroWeb.org sjell për ju një recetë krejt të veçantë dhe shumë të thjeshtë, për të cilën do t’ju nevojiten disa përbërës të thjeshtë, që mund t’i gjeni lehtësisht në çdo ushqimore.

Me një shije fantastike, kjo pjatë shndërrohet në shoqëruesen e shkëlqyer të produkteve të ndryshme të mishit, por gjithashtu mund të shijohet edhe me pak bukë të thekur.

Një recetë e veçantë që padyshim do të kthehet në të preferuarën tuaj, duke ju kënaqur nepsin dhe oreksin teksa shërbehet në tryezë.

AgroWeb.org ju tregon më poshtë hapat që duhet të ndiqni në mënyrë që të përvetësoni përgatitjen e salcës me speca, presh dhe hurdha.

Përbërësit

4 speca të kuq të ëmbël

3-4 thelpinj hudhra

1 presh

Një filxhan ujë të vluar

3 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë për shije

Përgatitja

Për të filluar me këtë recetë, pastrojmë me ujë të rrjedhshëm specat e më pas përmes një pecete kuzhine i fshijmë në mënyrë që t’u thahet uji.

Sipas dëshirës, specat mund t’i vendosni direkt në zgarën e sobës për t’u pjekur ose në një tavë të shtruar me letër pjekjeje.

Pasi të jenë pjekur, pritini specat në shirita të hollë, së bashku me farat dhe vendosini në enën që do të përdorni për të shërbyer.

Vazhdoni duke prerë hollë hollë edhe preshin dhe duke grirë hudhrat.

Në fund bashkojini ato në të njëjtën enë me specat.

Shtoni filxhanin me ujë të vluar duke i përzier mirë përbërësit dhe lëreni të ftohet.

Në fund spërkateni me pak vaj ulliri, kripë e uthull dhe shijojeni këtë salcë plot shije.

AgroWeb.org ju sugjeron të shtoni sipas dëshirës edhe pak majdaonz të grirë, i cili do t’i japë salcës edhe më shumë shije./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.