Festat e Fundvitit Rrisin Kërkesën – Çmimet e Ushqimeve Mbeten Të Qëndrueshme

405 0

Çmimet e ushqimeve në tregjet e vendit janë të qëndrueshme, ndonëse konsumatorët kanë rritur fluksin e blerjeve për mallrat ushqimore, në prag të festave të fundvitit.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se prodhimi bujqësor vendas, ndonëse jashtë sezonit, vijon të furnizojë bollshëm tregjet e vendit duke reflektuar dhe qendrueshmëri dhe stabilitet në çmimet e shitjes.

Në tregjet kryesore të fruta-perimeve, tek “Pazari i Ri” në kryeqytet dhe tregu “Agroushqimor” në periferi të Tiranës, që furnizojnë pikat e shitjes me pakicë, në mesin e muajit dhjetor, çmimet kanë ndryshime të papërfillshme krahasuar me muajin nëntor.

Tregtarët shprehen se, prodhimet vendase të fruta-perimeve vazhdojnë të shiten me çmimet që kanë pasur ndonëse ka kërkesë të shtuar nga konsumatorët.

Sipas tyre, prodhimet e sezonit janë në sasi të bollshme për të gjitha llojet e produkteve, ndërkohë që nuk mungojnë edhe produktet e ndryshme të importit të cilat kanë çmime më të larta se produktet e vendit./Burimi:ATSH