Bie Bursa – Koronavirusi Infekton edhe Ekonominë Botërore

204 0

Përhapja e koronavirus COVID – 19 ka ndikuar pa dyshim shumë aspekte të shoqërisë.

Teksa bota po kalon një nga emergjencat më të mëdha shëndetësore të viteve të fundit, rreziku dhe paniku i përhapjes së virusit ka prekur shumë fusha të tjera.

Një ndër më të rëndësishmet është ekonomia e cila mesa duket po infektohet gjithashtu nga virusi.

Ky mëngjes i gjeti aksionet në bursë më të ulta se zakonisht, pikërisht për shkak të koronavirusit.

Përse ndodh kjo

Çdo qytet rreth vatrës së përhapjes së virusit në Vuhan është boshatisur dhe izoluar tërësisht.

E njëjta gje ka ndodhur edhe në vende të tjera ku shenja të virusit janë vënë re.

Këtu përfshihet Irani, Rusia e cila megjithëse nuk ka të prekur ka mbyllur kufinjtë me Kinën. Po kështu ka vepruar edhe Anglia apo Italia e cila së fundëmi po cilësohet dhe si qendra e virusit në Evropë.

Efektin e virusit në fakt po e ndjen e gjithë bota, pasi tregëtia me Kinën thuajse është ndërprerë dhe kompanitë e fluturimeve po hasin porbleme.

Përveç ekonomisë Kineze, virusi po krijon probleme ekonomike në Korenë e Jugut ashtu edhe në Itali.

Tregu Amerikan nga ana tjetër ka rënë me 3% vetëm këtë të hënë.

Biznesmenët po shesin aksionet e tyre për të investuar në vende të tjera më të sigurta.

Teksa një numër i madh kompanish paralajmërojnë se koronavirusi do t’i pengojë të arrijnë objektivat financiare për tre muajt e ardhëshëm.

Kriza në Kinë

Tregëtia me Kinën është pzulluar nga shumë shtete, ndërsa bizneset që furnizohen me mallra kinezë po hasin vështirësi në treg.

Gjithashtu mbyllja e shumë fabrikave në Kinë pritet që në muajt e ardhëshëm të ndikojë mbarë ekonominë globale.

Nën këtë krizë janë prekur edhe aksionet e naftës, ku çmimi është rritur pasi aktiviteti i reduktuar në nivel global pritet të prekë edhe shitjet e naftës.

Nga izolimi i disa qyteteve Kineze pritet të ulet me 25 përqind emetimi i gazrave të dëmshëm në atomosferë.

Deri më tani virusi COVID -19 ka prekur 80,252 mije persona në botë dhe shënon 2707 të vdekur në 37 shtete.

Ende mbetet një shqetësim global që pritet të kalojë në kufinjtë e epidemisë sipas ekspertëve./AgroWeb.org