Dieta Më e Mirë e 2020-ës – Cili Është Regjimi i Duhur Ushqimor

659 0

Çdo vit, miliona njerëz i vendosin vetes objektiva të qarta, sidomos për mbipeshën, të cilat me kalimin e ditëve zbehen ose harrohen.

Ata që janë të vendosur në objektivat e tyre janë në kërkim për dietën më të mirë, dhe për këtë ju vjen në ndihmë AgroWeb.org.

U.S. News në bashkëpunim me World Report kanë publikuar dietat më të mira të vitit dhe kanë arritur në konkluzionin se dieta Mesdhetare është regjimi më i shëndetshëm ushqimor për të gjithë ata që duan të dobësohen në mënyrë të shëndetshme.

Mesdhetarja, Dieta Më E Mirë E 2020-ës

Regjimi mesdhetar i ushqyerjes përfshin konsumin e lartë të:

  • Frutave,
  • Perimeve,
  • Yndyrnave të shëndetshme,
  • Drithërave të plota.

Aspektet e tjera më të mira të këtij regjimi që ndiqet anëembanë botës janë:

  • Ekuilibrat në ushqyerje,
  • Qëndrueshmëria,
  • Përshtatja me dëshirat ushqimore,
  • Është e shëndetshme.

Dieta Më E Keqe E 2019-ës

Dieta ‘Keto’ është konsideruar si regjimi dobësues më i keq i vitit që lamë pas.

Ky regjim që synonte konsumin e pakët të karbohidrateve mblodhi rreth vetes shumë njerëz të cilët dëshironin të dobësoheshin sa më parë.

Mes tyre kishte edhe njerëz të famshëm.

Ekspertët thanë se ky regjim ishte i vakët në ushqyes, i mërzitshëm, dhe i vështirë për tu zbatuar në një periudhë afat-gjatë.

Më e rëndësishmja është që ky regjim shkakton tjetërsimin e mikrobiomës duke nxitur shfaqjen e inflamacionit, ndikuar tek imuniteti dhe tek shëndeti mendor.

Si Të Zgjidhni Regjimin Më Të Mirë Dobësues Që Bën Për Ty? 

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që është më mirë që njerëzit të krijojnë një plan ushqimor që i përshtatet nevojave specifike të organizmit.

Në fakt dieta më e mirë është të mos mbani dietë aspak por të përqendroheni tek ushqyerja e shëndetshme me perime, barishte, yndyrna të shëndetshme, drithëra të plota, e fruta dhe pa ushqime të përpunuara, me kripë, yndyrna trans e sheqer.

Një regjim i tillë ju mbron shëndetin dhe nxit dobësimin e qëndrueshëm dhe afat-gjatë.

Një dietë që të dobëson por të shkatërron stomakun, imunitetin dhe trurin nuk është dietë, por vetëshkatërrim. /AgroWeb.org