Spitalet Kineze Prezantojnë “Mjekët Robotë” -Një Zgjidhje Kundër COVID-19

350 0

Situata me koronavirusin është një nga sfidat më të mëdha të të gjithë njerëzimit sot.

Vendi më i prekur nga ky virus është Kina prej më shumë se dy muajsh ndërsa në botë numërohen më shumë se 100 mijë persona të prekur.

Këshillat e ekspertëve për qytetarët janë shumë të qarta.

Higjena është parësore, lani sa më shpesh duart dhe evitoni kontaktet e afërta me këdo që shfaq problem shëndetësore.

Pavarsisht të gjithë informacionit të dhënë gjendja në vartat e kuqe të globit siç është Kina me mbi 80 mijë të infektuar apo Irani e Italia është ende kritike.

Lajmet se në Kinë shumë prej personelit të spitalit të parë karantinë ndërruan jetë u përhapën shumë shpejt bashkë me gjendjen e rënduar nga koronavirus.

Kështu shtetet u drejtuan nga teknologjia për të pasur më shumë mundësi si për mjekët ashtu dhe pacientët në kontrollimin e këtij virusi.

Masat e marra

Një spital i ri i hapur në Vuhan, Kinë që njihet si një prej vatrave më të nxehta të COVID-19 në të gjithë botën ka filluar të përdorë robotë për t’ju shërbyer të infektuarve.

Ky spital inteligjent vjen si pasojë e një sërë masash drastike të marra në Kinë.

Në 7 Mars rreth 200 pacientë në një spital të Vuhanit morrën shërbime nga “mjekët robotë” të cilët i’u shërbyen atyre ushqim, pije, ilaçe apo sende të tjera të nevojshme.

Kjo masë do të parandalojë rrezikun e inkeftimit të mjekëve nga COVID-19.

Rrjeti 5G që përdorin këta robotë do të ndihmojë në monitorimin e situatës dhe mbledhjen e të dhënave për pacientët e infektuar me koronavirusin COVID-19.

Disa prej këtyre robotëve kanë edhe pamje njerëzore, krahë të gjatë dhe një kokë të rrumbullakët.

Kjo mënyrë e re e veprimit të spitaleve kineze mund të jetë një ndër ndihmat më të mëdha që ekipet mjekësore atje kanë.