Telefonat e Rinj Të 2020 – Zbuloni Trendet e Fundit të Tekonolgjisë

1k 0

Kompanitë e telefonave, softuerëve apo ato që quajmë kompani të teknologjisë së lartë janë gjithnjë e më shumë në garë për të na prezantuar modele të reja të këtyre paisjeve.

Do të ishte pak po të thoshim se janë në hapin e kohës, kur në fakt ato qëndrojnë gjithnjë përpara me shpikjet më të fundit të tekonolgjisë.

Çdo vit ka evente të mëdha përsa i përket kësaj bote dhe të gjithë të apasionuarit ndjekin me vëmendje propozimet e fundit të paisjeve ‘të zgjuara’.

Viti 2020  vjen me risi e me një gamë të gjerë markash të njohura, si dhe me një shumëllojshmëri modelesh të telefonave smartphone.

Disa nga më të lakuarit dhe të shumëpriturit i gjeni të listuar mëposhtë.

Samsung Galaxy S11

Kjo pajisje ka specifika dhe veçori shumë interesante.

Ai përdor sistemin operativ Android 10 ndërsa ekrani i tij do të jetë më i gjerë dhe më i gjatë.

Galaxy S11 do të ketë një kamerë 48-megapiksel me zmadhim optik 5x e cila do të qëndrojë krahas kamerës kryesore 108-megapiksel.

Ky telefon do të vijë edhe më nje memorie RAM, 30 herë më të shpejtë se parardhësi.

Samsung do të shtojë edhe një sensor të gishtërinjve 17% më i madh se skaneri i Galaxy 10.

Galaxy S11 nuk pritet të dalë para 18 shkurtit të këtij viti.

Motorola Razr 

2020 do të jetë viti i telefonave smart por që palosen.

I tillë është shembulli i telefonit Motorola Razr që pritet të dalë në treg brenda Janarit.

Ky telefon i mençur ndahet në dysh dhe paloset për tu mbajtur më mirë.

Ai është frymëzuar nga dizenjoja e telefonit klasik të Motorolës.

Çmimi i këtij telefoni është shumë i kripur, plot 1,599€.

Huawei P40 Pro

Të dhënat e deritanishme thonë se Huawei P40 Pro do të jetë një vazhdimësi e revolucionit dhe krijimtarisë së kompanisë.

Ekrani do të ketë rezolucion të lartë. Pajisja do të ketë pesë kamera në total.

Megjithatë, tek ky telefon do të mungojnë të gjitha shërbimet e Google që marrin përdoruesit e telefonave të tjerë.

Samsung Galaxy S10 Lite/Note 10 Lite 

Pas çmimit të kripur të telefonëve Galaxy Note 10 dhe Galaxy Note 10+, kompania Samsung vjen me oferta të reja dhe më të lira.

Këto dy krijime të reja me ekran më të madh, më shumë kamera dhe procesor më të shpejtë do t’i prezantohen botës në javët e ardhshme dhe të gjithë janë kuriozë të dinë çmimin.

Apple Iphone 12

Në vitin 2020, kompania Apple synon të marrosë tregun me nxjerrjen e telefonit të ri Iphone 12-të.

Madhësia e ekranit të këtij telefoni do të jetë më e madhe se telefonat parardhës.

Ka spekullime se ky telefon do të ketë një sistem prej katër kamerash të vendosura në pjesën e pasme.

Ende nuk dihet pamja e saktë e këtij telefoni, por thuhet se do të frymëzohet nga ikoniku Iphone 4.

Ajo që dihet është se kjo pajisje do të dalë në treg në Shtator dhe nuk do të jetë aspak i lirë.