E Ardhmja e Pandemisë – Si do të Jenë 6 Muajt e Ardhshëm?

476 0

Për të gjithë ata që shpersojnë se kjo pandemi do të marrë fund së shpejti, shkencëtarët kanë një lajm të keq.

Me gjasë Covid-19 do të arrijë t’i kufizojnë jetët tona shumë më gjatë nga sa kishit menduar.

Sipas parashikimit për 6 muajt e ardhshëm rregullat strikte dhe përhapjet me shpejtësi të virusit do të jenë prezente të paktën edhe 6 muajt e ardhshëm.

Çfarë pritet?

Deri në fund të kësaj pandemie thuajse çdo njeri do të jetë i infektuar të paktën një herë ose i vaksinuar kundër Covid-19.

Sipas ekspertëve kjo pandemi nuk do të mbarojë pa prekur shumicën e njerëzve në të gjithë globin.

Michael Osterholm, drejtues i Qendrës Kërkimore për Sëmundjet dhe Infeksionet në Universitetin e Minesotas thotë se këtë e vërteton pikërisht ngritja dhe ulja numrave të Covid muajt e fundit.

Sipas tij këto të dhëna tregojnë se do të kemi një rritje të shifrave edhe këtë sezon vjeshte dhe dimri.

Këtë rritje e favorizon edhe numri i madhe i personave të cilët nuk janë vaksinuar ende ku personat më vurnerabël mbeten ende në rrezik dhe hapja e shoqërive drejt normalitetit po ashtu.

Osterholm thotë se “Virusi Covid-19 nuk do të ndalet derisa të prekë të gjithë njerëzit në botë.”

Covid krahasuar me pandemitë e tjera

Të dhënat e mbledhura nga pandemitë që kanë prekur botën 130 vitet e fundit, flasin edhe për të ardhmen e Covid-19.

Një ndër pandemitë më të gjata që kanë prekur globin ka zgjatur rreth 5 vite me dy ose katër valë infektimi ndërsa Covid pritet të zgjasë më shumë.

Pandemia në të cilën po jetojmë sot me gjasë nuk do të mbarojë edhe për disa vite, pasi bota ende nuk ka kaluar valën e tretë të madhe të infektimeve.

Megjithë punën e bërë nga shtetet dhe shkencëtarët për krijimin e një vaksine dhe shpërndarjen e saj në popullsi të gjera, vendet po raportojnë një sërë riinfektimesh.

Teoria se viruset zbuten pas një kohe sipas ekspertëve është e gabuar, pasi shumë prej tyre pësojnë mutacione të cilat janë në gjendje të mbijetojnë, siç po ndodh edhe me Covid-19.

Covid-19 ka aftësinë të ndryshojë shpejt dhe të përshtatet nga njëri njeri tek tjetri edhe nëse valët e infektimit nuk janë shumë të mëdha.

Këtu mund të kemi parasysh llojet e reja të koronaviruse që po qarkullojnë në botë si ai DELTA, MU apo Lambada.

Disa studiues të tjerë mendojnë se Covid-19 do të arrijë të jetë plotësisht rezistent ndaj vaksinave të para që po përdoren sot.

Por sipas tyre ky skenar është një ndër më të këqinjtë përsa i përket luftës ndaj pandemisë.

Kur do të mbarojë pandemia?

Çfarë është e qartë është fakti se virusi nuk do të mbarojë gjatë 6 muajve të ardhshëm.

Ekspertët shprehen se shpërthimet e Covid-19 do të arrijnë të prekin 90-95% të popullsisë edhe një herë tjetër.

Përfundimi i kësaj pandemie nuk mund të jetë uniformë ndaj vaksinimi shihet si një nga mënyrat më të mira të njohura deri tani për të përballuar rritjen e infektimeve.

Qasja ndaj pandemisë dhe përfundimit të saj në të ardhmen do të duhet të ndahet në bazë të rregullave që secili shtet do të vendosë./AgroWeb.org