Krijuesja e AstraZeneca: Covid-19 do të kthehet në një ftohje të zakonshme

414 0

Krijuesja e vaksinës së Oxford-AstraZeneca, profesoresha Dame Sarah Gilbert deklaroi së fundmi se koronavirusi, me shumë mundësi, nuk do të pësojë një mutacion më të rëndë dhe me kohën do të kthehet në një ftohje të zakonshme.

Gjatë një seminari në “Royal Society of Medicine”, shkencëtarja u shpreh se viruset kanë tendencën të bëhen më pak virulente gjatë kohës që qarkullojnë në popullatë dhe për këtë arsye nuk ka asnjë arsye që do të ketë një variant më të rëndë të Sars-CoV-2.

59-vjeçarja, gjithashtu, zbuloi se po bën përpjekje për të siguruar fonde për të marrë masa në parandalimin e pandemive të ardhshme dhe tha se duhen investime urgjente për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të tjera infektive në të gjithë botën.

Komentet e saj vijnë pasi profesori Chris Whitty paralajmëroi një ditë më parë se pothuajse të gjithë fëmijët e pavaksinuar do të infektohen me Covid në një moment në të ardhmen dhe rreth gjysma e të rinjve janë infektuar me virusin/Burimi:Top Channel