Vapë Ekstreme dhe Stuhi të Forta – Çfarë Po Ndodh me Motin?

459 0

Prej disa javësh Evropa dhe i gjithë gadishulli i Ballkanit po përjetojnë luhatje drastike të motit. 

Vapë ekstreme, stuhi ere e shiu dhe përmbytje.  

Javët e para të Korrikut në Shqipëri dhe rajon kanë shënuar tempertura deri në 39-42 gradë ndërsa fundjava u shoqërua me stuhi ere e shiu të fuqishme. 

Këto ndyshime klimatike pritet të vazhdojnë edhe në javët në vijim dhe ekspertët kanë një arsye specifike për këto ndryshime të motit. 

Përse ndodh kjo?

Sipas ekspertëve moti i keq dhe përmbytjet që kanë pushtuar Evropën, por edhe pjesë të Ballkanit janë pasojë e ndryshimeve klimatike. 

Shkencëtarët dhe ambientalistët prej vitesh parashikojnë situata të tilla me mot ekstrem në të gjithë botën. 

Emetimet e gazrave kryesisht nga industritë e prodhimit, djegia e pyjeve dhe aktivitete të tjera të përditshme po ngrohin planetin. 

E ndërsa atmosfera nxehet ajo mban më shumë lagështi që do të thotë edhe më shumë shi në të ardhmen. 

Megjithëse situata të tilla ka pasur edhe më parë, të dhënat mjedisore tregojnë se njerëzit po i përkeqësojnë kushtet natyrore. 

Meterologët thonë se 7 vitet e fundit kanë rregjistruar periudhat më të nxehta të historisë së botës. 

Problemi i ngrohjes globale dhe emetimeve të dëmshme në natyrë nga njeriu, mbetet një nga më shqestësuesit për të ardhmen e planetit. 

Burimi: The Guardian