A do të kemi nevojë për një dozë të 3-të?

311 0

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka njoftuar sot se varianti “Delta” i koronavirusit do të përfaqësojë 90% të infektimeve në Bashkimin Evropian deri në fund të Gushtit dhe se dy dozat e vaksinës kundër COVID-19 janë të nevojshme për t’u mbrojtur nga ky variant që po përhapet me shpejtësi.

EMA gjithashtu thotë se të dhënat tregojnë që “Delta” është 40% deri 60% më ngjitës.

Për më tepër, varianti “Delta” mund të shoqërohet me një rrezik më të lartë të shtrimit në spital.

Kjo, vijon më tej “EMA” e bën të domosdoshme që vendet të përshpejtojnë programet e vaksinimit, përfshirë dozat e dyta për të mbyllur boshllëqet imune.

Por a do të kemi nevojë për një dozë të tretë?

Sipas “EMA”-s tani është shumë herët për të gjykuar nëse dhe kur do të nevojitet një dozë përforcuese kundër COVID-19, pasi nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme nga vaksinimi duke marrë parasysh përhapjen e mutacioneve.

Sidoqoftë, në rast se nevojiten doza të treta, EMA thotë se çdo informacion i ri i disponueshëm për këtë temë do të shqyrtohet menjëherë./Burimi:Panorama