A Do të Mbërrijë Koronavirusi në Shqipëri – Çfarë Thonë Ekspertët

190 0

Zhvillimet më të fundit të koronavirusit COVID-19 vazhdojnë të tregojnë mbi përhapjen e shpejtë të tij nëpër botë.

Shqipëria ende futet tek te paktat vende ku virusi nuk ka shënuar asnjë të prekur, ndërsa në 93 shtete të botës shënohen më shumë se 100 mijë të infektuar.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në vend, janë testuar 53 persona të dyshuar si të prekur nga koronavirus, por rezultatet e analizave kanë dalë negative.

Të gjithë spitalet dhe pikat kufitare janë në gatishmëri sipas institucioneve, për të parandaluar dhe izoluar çdo situatë të mundëshme me këtë virus.

Duke parë përhapjen e madhe të virusit në botë, pyetja se a do të mbërrijë koronavirus në Shqipëri gjatë javëve në vijim është e shpeshtë.

Çfarë thonë ekspertët

Shqetësimin e përhapjes së këtij virusi në të gjithë botën duke u kthyer në një pandemi, e kanë shprehur edhe ekspertët.

Kreu i OBSH një javë më parë deklaroi se mundësia e prekjes nga një pandemi mbarëbotërore nuk është fare e pamundur.

Rreth kësaj çështje është shprehur mbrëmjen e djeshme edhe mjeku infeksionist Pëllumb Pipero për emisionin Opinion.

Ai u shpreh se mendon që koronavirusi është futur në Shqipëri dhe përmasat apo shpërndarjen e tij do ta mësojmë vetëm në 2 javët e ardhëmshme.

“Unë mendoj se ndoshta në 2-3 javë edhe këtu mund të jetë rasti i parë i konfirmuar, ndoshta në 2-3 javë sepse duhet ajo periudha e inkubacionit.”, u shpreh mjeku Pipero.

Sipas tij ekipet mjekësore ende nuk kanë asnjë indicator për këtë, por situate do të vëzhgohet në javët në vijim.

Ndërkohë edhe parashikimet e studiuesve të huaj e zgjerojnë panoramën përksa i përket koronavirusit.

Parashikimet për COVID-19

Një grup studiuesish Australianë parashtruan shtatë skenare se si bota mund të përballet me koronavirusin dhe sa dëme mund të shkaktojë.

Sudiuesit nga Universitati Kombëtar i Austalisë, në skenarin më të mirë thonë se koronavirus nëse vazhdon përhapjen e tij nëpër botë, mund të vrasë përreth 15 milion persona.

Kjo do t’i kushtonte edhe ekonomisë botërore një shumë të madhe.

Sipas përllogarive kjo do t’i kushtonte ekonomisë botërore 2.4 trilion dollar.

Ata e bazuan studimin e tyre në të dhënat e pandemisë së Hong Kongut që shpërtheu në 1968-1969 dhe vrau përafërsisht 1 milion persona.

Gjithashtu dhe më herët tek gripi Spanjoll i cili vrau rreth 50 milion persona në të gjithë botën.

Ky stimulim nga studiuesit Austalianë, tregon një panoramë të gjendjes nëse koronavirus do të kthehet vërtetë në një pandemi botërore./AgroWeb.org