BE miraton përdorimin e vaksinës Moderna për fëmijët 12-17 vjeç

376 0

Agjencia Evropiane e Barnave ka miratuar përdorimin e vaksinës anti-COVID Moderna për fëmijët nga 12 deri në17 vjeç. Kjo është hera e parë që vaksina rekomandohet për persona nën 18 vjeç.

Rregullatori i BE thotë se një kërkim tregon se në më shumë se 3 700 fëmijë doza ka prodhuar antitrupa në numër të krahasueshëm me antitrupat e prodhuara për të rriturit.

Dhimbje krahu, dhimbje kokë dhe lodhje ishin shenjat më të zakonshme që shfaqeshin tek të rinjtë gjatë testimit.

Vaksina, e cila është miratuar më parë për përdorim në Evropë për të rritur, është vaksina e dytë për fëmijë që licensohet nga Bashkimi Evropian.

Deri tani, vaksina e prodhuar nga Pfizer në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech ka qenë e vetmja që është përdorur për fëmijët në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

“Përdorimi i vaksinës Spikevax tek fëmijët nga 12 deri në 17 vjeç do të jetë i njëjti si për personat mbi 18 vjeç”, thuhet në komunikatën e Agjencisë Evropiane të Barnave.

Vaksina do të injektohet në dy doza në muskulin e krahut të sipër në katër javë distancë kohore.

Pritet që dhe SHBA të marrë në konsideratë lejimin e përdorimit të vaksinës Moderna për të njëjtin grup moshe./Burimi:EuroNews