Biftek i Tiganisur Me Salcë Barishtesh – Shije e Përsosur

544 0

Recetat e gatimit të mishit dhe biftekut në veçanti janë shumë të larmishme që do të thotë se ngrënia e një bifteku nuk ka përse të jetë e mërzitshme.

Bifteku mund të kombinohet me salcra të ndryshme që pasurojnë shijen e tij dhe ofrojnë një eksperiencë të këndshme në tryezë.

Biftek i Tiganisur Me Salcë Barishtesh

Përbërësit:

4 biftekë

Kripë të trashë

Piper të zi pluhur

1 filxhan e çerek çaji me gjethe majdanozi të grirë hollë

4 thelbinj hudhre

1 fileto sardele

2 speca djegës të prerë hollë

Treçerek filxhan çaji vaj ulliri

1 lugë e gjysmë gjelle kaperi

3 lugë gjelle barishte qepësh të njoma të grirë hollë

1 limon i prerë në katër copa

Lëngu i një gjysme limoni

1 kilogramë kërpudha të prera në feta

3 lugë gjelle barishte qepësh të njoma të grirë hollë

1 limon I prerë në katër copa

Lëngu i një gjysme limoni

1 kilogramë kërpudha të prera në feta

1 qepë e njomë e prerë hollë

1 lugë e gjysmë vaj vegjetal

Përgatitja:

Thajini biftekët dhe spërkatini me kripë dhe piper

Në një mikser ushqimi përzieni gjysmën e majdanozit, tre thelbinj hudhre, fileton e sardeles dhe një spec djegës.

Shtoni treçerekun e vajit të ullirit dhe përpunojini deri sa salca të jetë homogjene dhe pa kokrriza.

Në salcë shtoni kokrrat e kaperit, majdanozin e mbetur, pak qepë të njomë dhe treçerekun e mbetur të vajit të ullirit bashkë me lëngun e limonit, kripën dhe piperin.

Vendosni një tigan në zjarr.

Hidhni dy lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisini kërpudhat deri sa ato të marrin ngjyrë të kafenjtë dhe lëngu të avullojë.

Shtoni hudhër të grirë, spec djegës, qepë të njomë, kripë dhe piper dhe kaurdisini për një minutë.

Në një tigan tjetër tiganisini biftekët duke u ndërruar anë shpesh deri sa të jenë plotësisht të bërë.

Biftekun më pas lëreni në dërrasën e prerjes për 10 minuta sa të ftohet.

Tiganisni lehtë edhe copat e limonit.

Biftekët transferojini në pjatë bashkë me kërpudhat dhe copat e limonit dhe sipër hidhni salcën e gjelbër të barishteve dhe sardeles./AgroWeb.org