Çfarë duhet të dini për variantin e ri të COVID-19 Delta?

430 0

Varianti “Delta” zuri titujt kryesorë të mediave, pasi u zbulua për herë të parë në Indi, ku edhe shkaktoi rritje ekstreme të rasteve Covid-19 përpara se të përhapej në mbarë botën.

Por tani është shfaqur një mutacion i këtij varianti, i quajtur “delta plus”, i cili ka filluar të shqetësojë ekspertët globalë.

India e ka quajtur “delta plus” një “variant shqetësimi”, dhe ekziston frika se mund të jetë i transmetueshëm më lehtë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Instituti i Shëndetit Publik vuri në dukje në përmbledhjen e tij të fundit që skanimi rutinë i rasteve të Covid në vend (ku varianti delta tani është përgjegjës për pjesën më të madhe të infektimeve të reja) ka gjetur pothuajse 40 raste të variantit më të ri.

Ai vuri në dukje gjithashtu se, që nga 16 qershori, rastet e variantit “delta plus” ishin identifikuar edhe në SHBA (83 raste në kohën kur raporti u publikua) si dhe Kanada, Indi, Japoni, Nepal, Poloni, Portugali, Rusia, Zvicër dhe Turqi.

Vala e tretë e Indisë?

Siç ndodh zakonisht me të gjitha viruset, koronavirusi ka ndryshuar në mënyrë të vazhdueshme që kur u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019. Ka pasur një sërë variantesh që janë shfaqur gjatë pandemisë që kanë ndryshuar mënyrën sesi ai transmetohet, rrezikshmërinë, madje edhe simptomat.

Disa nga ato variante, të tilla si lloji “alfa” (i njohur më parë si varianti “Kent” ose “britanik”) dhe më pas varianti “delta”, janë shndërruar në variante dominuese në rang global, prandaj edhe vëmendja është përqendruar tani te varianti më i ri “delta plus”. Ministria e Shëndetësisë e Indisë raportoi të mërkurën se kishte gjetur rreth 40 raste të variantit “delta plus” me mutacionin K417N.

Ministria lëshoi ​​një deklaratë të martën në të cilën thuhej se INSACOG, një konsorcium prej 28 laboratorësh që merren me analizimin e gjenomës, e kishte informuar atë se varianti delta plus ka tre karakteristika shqetësuese. Këto janë: transmetohet më lehtësisht, lidhja më e fortë me receptorët e qelizave të mushkërive dhe zvogëlimi i mundshëm i përgjigjes së antitrupave monoklonalë (e cila mund të zvogëlojë efikasitetin e një terapie jetëshpëtuese të antitrupave monoklonalë dhënë disa pacientëve të shtruar në spitalet Covid).

Ministria e Shëndetësisë e Indisë tha se kishte paralajmëruar tre shtete (Maharashtra, Kerala dhe Madhya Pradesh) pasi varianti “delta plus” u zbulua në mostrat e sekuencave të gjenomit nga ato zona.

Zbulimi i një ndryshimi në variantin delta që është shkaktari kryesor për valën e dytë katastrofike të rasteve të Indisë ka ngjallur frikën se India është e përgatitur edhe për një valë të tretë të mundshme. Por disa ekspertë po kërkojnë të ruhet qetësia. Dr. Chandrakant Lahariya, një mjek-epidemiolog dhe ekspert i vaksinave dhe sistemeve shëndetësore me qendër në New Delhi, tha për CNBC se ndërsa qeveria duhet të mbetet vigjilente për avancimin e variantit, nuk ka “asnjë arsye për panik”.

“Nga ana epidemiologjike, nuk kam asnjë arsye të besoj se ‘delta plus’ do të ndryshojë situatën aktuale në një mënyrë që të përshpejtojë ose shkaktojë valën e tretë”, tha ai për CNBC.

“Nëse do t’i referohemi provave që kemi aktualisht në dispozicion, Delta plus nuk është shumë ndryshe nga varianti Delta.

Është i njëjti variant Delta me një mutacion shtesë. I vetmi ndryshim klinik, të cilin e dimë deri më tani, është se Delta plus ka njëfarë rezistence ndaj terapisë së kombinuar të antitrupave monoklonalë. Ai këshilloi publikun të vazhdonin të ndiqnin kufizimet e Covid dhe të vaksinoheshin sa më shpejt të ishte e mundur. Analiza nga Instituti i Shëndetit Publik të Anglisë, lëshuar javën e kaluar tregoi se dy doza të vaksinave Pfizer-BioNTech ose Oxford-AstraZeneca  OBSH ka thënë se po gjurmon raportet e fundit për një variant “delta plus”.

“Një mutacion shtesë … është identifikuar”, tha Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike e Covid-19 për OBSH-në, gjatë një konference për shtyp, mbajtur javën e kaluar”./Burimi:Monitor