COVID-19, Përse Nuk Duhet Të Eksperimentojmë Me Suplementët

464 0

Higjena, ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik në kushtet e shtëpisë janë tre hapat më të rëndësishëm të përballjes me karantinën.

Megjithatë, ekspertët kanë vënë re një përdorim të shtuar të suplementëve nga njerëzit që janë të shqetësuar për sigurinë në këto kohë të vështira.

Ndër suplementët më të përdorur në këto kohë pandemie janë: vitamina C, zinku, probiotikët dhe vitamina D.

Mos Eksperimentoni Me Suplementët

Së pari, dhe kjo është shumë e rëndësishme, duhet të dini që deri më tani nuk ka asnjë kurë për koronavirusin.

Pra, asnjë suplement, çaj bimor, zhardhok, lëng, zbardhues apo substancë tjetër nuk ju mbron nga Covid-19 apo e shëron atë.

Çdo produkt që reklamohet si i tillë është një mashtrim i hapur.

Ekspertët thonë se vitaminat dhe mineralet mund të ndikojnë në forcimin e imunitetit por asnjë suplement specifik mund ta bëjë atë më të fortë.

Patjetër që vitaminat A, D, C apo zinku dhe hekuri janë të rëndësishëm për imunitetin.

Por, aktiviteti fizik, uji, gjumi dhe konsumi i frutave dhe perimeve janë më shumë të nevojshme se suplementët.

Ka disa pretendime për konsumin e kujdesshëm të zinkut për një imunitet më të fortë, por njerëzit nuk duhet të varin shpresat vetëm tek zinku si suplement dhe të neglizhojnë hapat e tjerë të përmendur më lart.

Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të tregojnë kujdes me suplementët, pra nuk duhet ta teprojnë duke marrë çdo ditë vitamina e minerale sepse mund të kalojnë në mbidozë.

Mbidoza prej suplementëve është shumë e rrezikshme.

Në vend të suplementëve, njerëzit duhet të kujdesen të hanë shumë ushqime natyrale me veti të mira për imunitetin siç është shtogu, i cili është shumë efikas kundër gripit të stinës dhe shkurton kohëzgjatjen e tij.

Megjithatë, edhe për shtogun nuk ka asnjë fakt shkencor të provojë që është efikas kundër COVID-19 dhe mbi të gjitha nuk duhet tepruar në përdorimin e tij.

Mos harroni që COVID-19 nuk është as si gripi, as si e ftohura dhe as si virozat e stinës.

Sipas ekspertëv, nëse nuk keni asnjë arsye të mirë për të përdorur suplementë në këtë kohë, është e udhës t’i shmangni dhe mbi të gjitha të mos bëni eksperimente me shëndetin./AgroWeb.org