Evropa Epiqendra e Pandemisë – Edhe Sa Kohë Do Të Zgjasë Situata Kritike

283 0

Me mbi 35 mijë të infektuar me këtë virus, Evropa tanimë konsiderohet nga OBSH si epiqendra e pandemisë.

Shumica e shteteve janë detyruar që të izolojnë qytetarët në shtëpitë e tyre për 14 ditë.

Italia është shteti i cili ndodhet në vendin e parë në lidhje me numrin e të infektuarve pas Kinës, pikës së fillimit të këtij virusi.

Shqipëria nga ana tjetër shënon 38 persona të infektuar nga ky virus, dhe 505 persona të cilët janë testuar.

Qytetet e prekura janë; Tirana, Durrësi, Elbasani, Lushnje, Rrogozhine dhe Fier.

Ndërkohë që virusi COVID-19 po përhapet në shumicën e shteteve të botës, lind natyrshëm pyetja: Edhe sa do të zgjasë?

Ekspertët e epidemologjisë kanë nisur studimin se si reagon ky virus për të përcaktuar sa më mirë fazat e aktivitetit të tij.

Synimi i studimit sigurisht fokusohet tek zbulimi i faktit se sa mund të kufizohet përhapja.

Ekspertët u kanë dhënë përgjigje pyetjeve të cilat ndikojnë tek përcaktimi i kohëzgjatjes së këtij virusi.

Sa infektues është ky virus? COVID-19 përhapet shumë lehtë gjë që e vështirëson tepër izolimin e tij.

A shkakton vdekje të të prekurve? Edhe pse është akoma e vështirë ta përcaktosh, duket se fataliteti I këtij virusi shkon tek 1-2%, shumë herë më I lartë se shifra e gripit sezonal.

Sa ditë duhen që të shfaqen simptomat? Zakonisht kërkon 5-7 ditë, duke e lejuar virusin të veprojë e të përhapet në fshehtësi.

Sa nga të infektuarit kanë udhëtuar në shtete të tjera? SIpas të dhënave mjaftueshëm për ta përhapur në një nivel shqetësues.

Sa efektive do të jetë kundërpërgjigja mjekësrore? Kina ka arritur të kontrollojë përhapjen tek rastet e reja, por ekpsertët nënvizojnë faktin se përhapja në shtetet e tjera është rritur.

Sa kohë do të kërkojë formulimi i një vaksine? Deri më tani disa medikamente janë testuar por vaksina e mirëfilltë do të kërkojë një vit.

Deri në sa kohë do të zjgasë përhapja e tij?

Sipas mjekut Pëllumb Pipero studimet të kryera për këtë pandemic tregojnë se në rastin më të mirëpërhapja mund të menaxhohet në kater muaj.

“Kjo pandemi i ngjan një ajsbergu, ne ende shohim vetëm majën. Studimet tregojnë se nëse kemi një rast në dorë, janë dhe 10 raste të tjera të pazbuluara. Përgjithësisht njohim vetë ata që kanë ankesa dhe shfaqin simptoma, kurse numri real 10-15 herë më shumë se sa numri i të konfirmuarve”, deklaroi ai gjatë një interviste me Euroneës.

Ndërsa bëri me dije se për gjendjen e 33 personave të infektuar një përgjigje më e saktë mund të jepet 9 ditë pas mbajtjes në vëzhgim./AgroWeb.org