Formula e Një Zemre të Shëndetshme Për Gjithë Jetën

1.5k 0

Shëndeti i zemrës nuk është diçka me të cilën mund të bësh shaka.

Për të përmirësuar gjendjen e këtij organi të rëndësishëm njeriu duhet të bëjë ndryshime të vogla që kanë një  ndikim madhor.

Shëndeti i Zemrës, Formula e Suksesit

Hapi i parë drejt një zemre të shëndetshme është kalimi nga një jetë sedentare në një jetë më aktive.

Mjafton të ushtroheni për një orë në javë dhe më tepër që të ndiheni më mirë.

Sa më shumë aktivitet fizik të bëni aq më mirë është për zemrën.

Megjithatë,  një orë ecje, not, vrap ose biçikletë bën ndryshim të menjëhershëm.

Aktiviteti fizik nuk është i vetmi hap i rëndësishëm që duhet të hidhni për të pasur një zemër të shëndetshme.

Më poshtë do të gjeni përbërësit e formulës së suksesshme për një zemër në formë.

Shëndeti i Zemrës – Pesë Racionet e Domosdoshme

Hani pesë racione me fruta dhe perime në ditë.

Në mëngjes duhet të përfshini të paktën një racion me fruta ose perime.

Ndërmjet vakteve duhet të konsumoni një racion tjetër me fruta ose perime.

Përpiquni ta plotësoni pjesën tjetër të ditës me tre racionet e mbetura të frutave dhe perimeve.

10 minuta aktivitet fizik

Përpiquni të ndërmerrni një aktivitet intensiv fizik në ditë.

Rekomandimet mjekësore thonë që aktiviteti fizik duhet të jetë të paktën 30 minuta në ditë.

Megjithatë edhe 10 minuta bëjnë një ndryshim të ndjeshëm.

Studimet kanë treguar se nëse kryeni aktivitet fizik për të paktën 60 ose 90 minuta në javë do të ulni rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 50 përqind.

Ngjisni shkallët, ecni, lëvizni, mos rrini ulur.

Sa më shumë të ecni aq më mirë do i bëni zemrës suaj, sigurisht sipas mundësive të shëndetit.

8 orë gjumë

Gjumi cilësor është i mirë për zemrën.

Gjumi është i rëndësishëm për të gjithë organizmin.

Përpiquni që të paktën të flini 8 orë çdo natë për dy javë.

Gjumi është i ndryshëm çdo ditë, por bëni përpjekje që të flini mirë.

AgroWeb.org ju rekomandon që t’i ndiqni këto këshilla për të paktën dy javë përpara se të ndërmerni një regjim më të specializuar në të mirë të zemrës.

Mos harroni, fillimi i mbarë, gjysma e punës./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.