Gatimi i Mishit dhe Roli i Nxehtësisë në Rritjen e Tensionit të Lartë të Gjakut

1.2k 0

Studime të fundit shkencore konfirmojnë se gatimi i mishit në një nxehtësi shumë të lartë, rrit rrezikun e tensionit të lartë të gjakut.

Nxehtësia e lartë në zgarë apo furrë shkakton koren e djegur të mishit dhe kjo është shumë e dëmshme për tensionin e gjakut.

Kardiologët amerikanë shprehen se djegia e mishit në zgarë apo në furrë çon në çlirimin e një substance që me kalimin e kohës e rrit ndjeshëm tensionin e  gjakut.

Mënyra E Gatimit Të Mishit Dhe Tensioni I Gjakut

Studimi në fjalë mbikqyri gjendjen shëndetësore të 100,000 personave.

Këta të fundit ushqeheshin shpesh me mish, peshk ose pulë të gatuar në temperatura të larta.

Vëzhgimi u krye në harkun kohor të 12 deri 16 viteve.

Rezultatet e studimit treguan se njerëzit që e gatuanin mishin në temperatura shumë të larta, ishin më të prirur të vuanin nga tensioni i lartë i gjakut.

Më të rrezikuar ishin ata që gatuanin mish në zgarë plot 15 herë në muaj.

Njerëzit që bënin pjesë në këtë kategori ishin 17% më shumë të rrezikuar nga hipertensioni se ata që gatuanin mish të pjekur fort vetëm 4 herë në javë.

Njerëzit që preferojnë mishin me sipërfaqe të djegur janë 17% më shumë të rrezikuar nga hipertensioni.

Njerëzit që e duan mishin të pjekur fort ishin 15% më të rrezikuar nga ky problem shëndetësor, thuhet në studim.

Rëndësia E Metodës Së Gatimit Dhe Shmangia E Hipertensionit

Tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë atak në zemër, ishemi ose probleme serioze me veshkën.

Ky problem zakonisht nuk shfaqet me simptoma, por dëmtimet në zemër dhe në enët e gjakut janë të mëdha.

Shkencëtarët sugjerojnë që metoda e gatimit me nxehtësi të lartë nuk duhet shmangur tërësisht.

Megjithatë ata insistojnë që gatimi në temperatura të larta duhet kryer vetëm një ose dy herë në javë.

Mjekët nga ana tjetër janë kundër konsumit të tepruar të mishit të kuq në përgjithësi.

Tensioni i lartë i gjakut mund të shmanget falë ndryshimeve në stilin e jetesës.

Këtu përfshihen  aktivitetin fizik, ushqyerja e shëndetshme dhe pakësimi i stresit./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.