Gratë Apo Burrat – Cilët E Përhapin Më Tepër Covid-19?

362 0

Studiuesit në Universitetin Shtetëror të Kolorados u fokusuan në gjurmimin e përhapjes së COVID-19 në mjediset e arteve skenike.

Studimi i cili zgjati me muaj, fillimisht u zhvillua për të parë se çfarë mund të bëjnë ata që merren me shfaqet e artit për të mundësuar një rikthim të sigurt në skenë pas pandemisë.

Kjo pasi artet skenike ishin një nga fushat më të prekura nga Covid.

Teatrot, koncertet dhe shfaqet me performanca artistike të ngjashme u anulluan menjëherë dhe nuk u lejuan të mbahen për një kohë të gjatë.

Çfarë zbuloi studimi!

Ky studim u zhvillua në një dhomë për të testuar përhapjen e grimcave në ajër

Pjesëmarrësit ishin të moshave dhe aftësive të ndryshme.

Disave iu kërkua të këndonin këngë si “Gëzuar Ditëlindjen” në mënyrë të përsëritur, të tjerëve iu kërkua të performonin këngë në instrumente.

Por studimi i kaloi parashikimet duke zbuluar një informacion më të gjerë për virusin në tërësi.

Sipas përfundimeve të rriturit priren të lëshojnë më shumë grimca pështyme sesa fëmijët dhe në veçanti meshkujt.

Arsyeja pse meshkujt priren të lëshojnë më shumë grimca është sepse ata kanë mushkëri më të mëdha.

Gjithashtu studiuesit vunë re se virusi përhapet më lehtë tek ata që flasin me volum më të lartë.

Energjia që shpenzoni kur flisni me zë të lartë përkthehet në më shumë grimca që dalin nga trupi juaj.

Këto janë grimca që mund të mbartin virusin dhe të infektojnë njerëz të tjerë, thonë ekspertët.

Prandaj ambientet e brendshme si baret, qendrat sportive dhe ambientet e koncerteve që janë më të zhurmshme, janë një rrezik më i madh për përhapjen e COVID-19.

Nga ana tjetër një shfaqe baleti ku pjesëmarrësit janë më të qetë, është më e sigurt se një koncert me mijëra fansa që bërtasin ose këndojnë.

Sipas studiuesëve artet skenike bënë gjënë e duhur duke u mbyllur në vitin 2020, sepse kështu u shpëtuan jetë./AgroWeb.org