Kush vret bletë, grenza, por edhe shumë insekte dhe kafshë të tjera, në Gjermani do të përballet me një gjobë deri në 65 mijë euro.

Qeveria gjermane ka paraqitur dënime shumë të rënda për të mbrojtur insektet dhe kafshët.

Ligji Federal për Ruajtjen e Natyrës ndalon shqetësimin e qëllimshëm të insekteve dhe kafshëve të egra, kapjen ose vrasjen e tyre pa një shkak të arsyeshëm.

Dhe kështu vrasja e bletëve, grenzave, por edhe e brumbujve, ketrave, fluturave, kërmijve dhe ujqërve konsiderohet shkelje mjaft serioze për t’u ndëshkuar.  

Ata që e bëjnë këtë do të përballen me një çmim shumë të lartë, që varion nga një rajon në tjetrin në Gjermani.

Kush vret një grenzë, në qoftë se kapet në flagrancë, do të dënohet me një gjobë duke filluar nga 5.000 € dhe 65.000 €.

Nëse insekti është një specie e mbrojtur, atëherë gjoba rritet. Por ndërshkim nuk nuk merr vetëm vrasja e këtyre kafshëve, por edhe dëmtimi ose shkatërrimi i mjediseve ku ata jetojnë.

Në varësi të rajoneve gjermane, gjobat janë të ndryshme. Në Thuringen dhe Rhine-Westphalinë Veriore, gjoba është 50,000 euro, pavarësisht nëse insekti është një specie e mbrojtur.

Në Rheinland-Pfalz gjoba është 5,000 euro edhe nëse speciet janë nën mbrojtje të veçantë. Në zonën e Brandenburgut, gjoba për speciet e mbrojtura është deri 65,000 euro. 

A është e mundur të vrasësh një bletë ligjërisht?

Avokati i mbrojtjes së kafshëve Andreas Ackenheil tha se kërcënimi i njerëzve nga bletë dhe grerëzat është i ekzagjeruar.

Nga rreth 10,000 specie, vetëm 2 janë në të vërtetë të rrezikshme për njerëzit, por zakonisht nuk vijnë në kontakt me zonat e populluara.

Megjithë rrezikun e kufizuar, Ackenheil shpjegoi se ligji lejon përjashtime.

Njerëzit alergjikë ndaj pickimit të bletëve kanë të drejtën e vrasjes së insekteve, nëse kjo përbën një rrezik për jetën e tyre, por nevojitet leja nga autoritetet për të hequr foletë.

Vrasja e këtyre kafshëve të çmuara ka pasoja të gjera për natyrën, meqë bletët dhe grenzat ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit ekologjik duke vrarë mushkonjat, mizat e frutave dhe dëmtuesit e tjerë.

Ato luajnë një rol të rëndësishëm në pjalmimin e luleve, ndërsa vetë këto insekte janë të rrezikuara në Evropë gjithashtu për shkak të pesticideve, të cilat rrezikojnë seriozisht ekzistencën e tyre./AgroWeb.org

Burimi i informacionit – EURONEWS