Kundër Dhjamosjes Së Mëlçisë – Frutat E Duhura Që Duhet Të Konsumoni

939 2

Dhjamosja e mëlçisë është problematike dhe nuk duhet neglizhuar.

Ky organ rrethohet nga depozita të panumërta të yndyrës të cilat ndikojnë negativisht në funksionet bazë të mëlçisë dhe krijojnë inflamacion.

Një regjim i shëndetshëm ushqimor, i shoqëruar nga ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës mund të rikthejnë mëlçinë në gjendjen e mëparshme.

Disa fruta në veçanti luajnë rol pastrues dhe stabilizues për shëndetin e mëlçisë, listuen e të cilave AgroWeb.org e sjell në artikullin më poshtë.

Limoni

Sipas të dhënave të AgroWeb.org pirja e ujit me limon çdo ditë ndihmon në trajtimin me shpejtësi të dhjamosjes së mëlçisë.

Limonët janë të pasur me vitaminë C dhe acid citrik.

Këto agrume e ndihmojnë stomakun të shpërbëjë ushqimet dhe të përshpejtojë tretjen duke e bërë atë më efikase.

Dardha

Ky frut i shijshëm ka një përmbajtje të lartë ujore dhe është ideal për rënien në peshë.

Dardha ka një përqendrim të madh të sheqernave natyralë ndaj rekomandohet për diabetikët.

Për më tepër, dardha përmban shumë fibër dhe pektinë të cilat zgjidhin problemin e konstipacionit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org duke ngrënë dy dardha në ditë, do të plotësoni 20 përqind të nevojës ditore të vitaminës C, 10 përqind të dozës ditore të acidit folik dhe shumë vitamina siç janë B dhe E.

Të gjitha karakteristika e bëjnë dardhën një aleate të çmuar të mëlçisë, sepse ajo nxit prodhimin e lëngjeve gastrike të cilat pastrojnë mëlçinë dhe pankreasin.

Lëngu i Shalqinit

Lëngu i shalqinit është shumë i mirë për pastrimin e mëlçisë dhe pakësimin e qelizave të yndyrës.

Duke eliminuar depozitat e yndyrës në mëlçi, lëngu i shalqinit e ndihmon këtë organ të kryejë me përpikmëri të gjitha funksionet e tij.

Luleshtrydhja

Luleshtrydhja përbën kurën më të mirë për pastrimin e mëlçisë dhe të gjithë trupit.

Ky frut është i pasur me fibër, vitaminë C dhe antioksidantë të cilët fuqizojnë sistemin imunitar.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org acidet natyrale të luleshtrydhes e mbrojnë mëlçinë duke e disinfektuar atë dhe luftuar inflamacionin.

Luleshtrydhja ka një përmbajtje të lartë ujore, falë së cilës ky frut ul tensionin e lartë dhe acidin urik.

Përpos kësaj, luleshtrydhja përmban edhe minerale si kaliumi, magnezi, hekuri dhe kalçiumi.

Në stinën e luleshtrydheve rekomandohet konsumi i të paktën 7 ose 8 kokrrave në ditë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.