Mjekët dhe Pandemia e Keqinformimit – Lufta Në Dy Fronte

415 0

Shifrat aktuale COVID-19 në mbarë globin flasin për 6.8 milionë raste të konfirmuara në mbarë globin ndërkohë që numri i vdekjeve ka arritur në 397,000.

Në frontin e parë të luftës me koronavirusin janë padyshim mjekët dhe infermierët të cilët tani u duhet të luftojnë edhe me pandeminë e keqinformimit.

Mjekët po përpiqen të ndihmojnë pacientët jo vetëm nga ana mjekësore por edhe duke i informuar ata.

Në shumë raste, informacioni që kanë mjekët me atë që dëgjojnë apo lexojnë pacientët në internet është kryekëput ndryshe.

Ekspertët kanë vënë re një përhapje të rrezikshme të informacioneve të rreme mjekësore mbi koronavirusin.

Dëmi që shkakton një informacion i rremë, është në pjesën më të madhe të rasteve në varësi të vetë lexuesit i cili nëse i beson ato, mund të ketë sjellje që rrezikojnë atë vetë por edhe të tjerët.

Keqinformimi Nga Ana e Mjekëve Dhe Udhëheqësve Botërore

Keqinformimi nuk bëhet vetëm nga media por në disa raste edhe nga vetë politikanët apo udhëheqësit botërorë.

Le të marrim rastin e Presidentit Donald Trump i cili mbështeti dhe promovoi përdorimin e ilaçit kundër malarjes të njohur si  hidroksil-klorokuinë si medikament për të parandaluar infektimin me COVID-19.

Deri tani nuk ekziston asnjë provë shkencore se ky ilaç mund të parandalojë ose trajtojë sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi.

Ekspertët e huaj thonë se qasja e duhur kundër kësaj sfide madhore për shëndetësinë e globit kërkon ndershmëri, intelekt dhe qartësi.

Mjekët dhe liderët botërorë duhet të mos bazohen në pretendime të pabazuara, thashetheme apo informacione të pabazuara në fakte.

Pasojat e një gabimi të tillë janë epike, sipas ekspertëve.

Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të tregojnë kujdes me burimet e përzgjedhura të informacionit dhe të shmangin titujt sensacionalë që trumbetojnë arritje të mëdha shkencore.

Ata duhet të zgjedhin burime  zyrtare të informacionit dhe siç thotë edhe populli, të besojnë por edhe të kontrollojnë./AgroWeb.org